Page 65 - Demo
P. 65
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASICNë figurën 5 jepet kodi i programit që kryen të njëjtin veprim si programi i mësipërm (fig. 4), por në këtë rast kemi zbatuar ciklin Do While. Në këtë mënyrë, ne mund të kalojmë nga një cikël në një tjetër, por gjithsesi duhet të kemi parasysh rregullin që, cikli While përdoret për ato raste, kur numri i herëve, që cikli do të përsëritet, nuk njihet.DO ……. WHILE() Ky është një cikël me dalje të kontrolluar, ku në fillim zbatohet grupi i shprehjeve dhe pastaj vlerësohet kushti. Sintaksa është:Në figurën 6 tregohet përdorimi i ciklit Do… While(), i cili lexon një tekst dhe, nëse gjatësia e tij është më e vogël ose e barabartë me 3, përdoruesi duhet të fusë sërish një tekst në InputBox.DoGrupi i shprehjesLoop While (kushti)KONTROLLONI NJOHURITË1. Shkruani një program që teston, nëse përdoruesi fut në program një vlerë më të madhe se 1000. 2. Shkruani një program që shfaq “Ju përfitoni një ulje prej 10%”, nëse përdoruesi fut një vlerë më të madhe se 1000, dhe që shfaq gjithashtu se sa është vlera që duhet të paguajë përdoruesi. Ndërfaqja e aplikacionit jepet në figurën a dhe nëse aplikacioni zbatohet ne shohim një dritare dialoguese si në figurën b.3. Shkruaj një program që shfaq në ekran një dritare dialoguese 3 herë, e cila i komunikon përdoruesit mesazhe të ndryshme.Fig. 6Fig. 5Fig. aFig. b63

