Page 66 - Demo
P. 66
Nxënësi/ja:4.4 Zbatimi i programit në VBVisual Basic është një gjuhë programimi e përpilueshme. Kjo do të thotë që kodi i shkruar në VB duhet të përpilohet, të kthehet në gjuhë makine dhe pastaj të zbatohet nga procesori.Pasi keni shkruar programin në Visual Basic, duhet ta përpiloni dhe më tej ta zbatoni atë për të parë rezultatet. Për ta bërë këtë, duhet të ndiqni hapat e dhënë më poshtë:1. në menynë Build zgjidhni Build Solution;2. në menynë Debug klikoni opsionin Start without debugging ose mund të klikoni butonin Start në Toolbar;3. shfaqet dritarja në të cilën mund të shihni rezultatin. Futja e kontrolleve në projektin e VBLe të shikojmë se si mund të krijohet një aplikacion në VB. Për këtë ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Hapni programin Visual Studion Community 2015.2. Në dritaren File zgjidhni New Project Visual Basic Windows Application Form.3. Klikoni butonin Create.4. Shfaqet një dritare e re me emër të paracaktuar Project 1 dhe dritarja e punës quhet Form 1.5. Përdorni objektet e pranishme në Toolbox, për të krijuar elementet në formular, siç tregohet në figurën 2. Për shembull, klikoni në Labelin që ndodhet në Toolbox. Treguesi i mausit ndryshon formën, duke u kthyer në shenjën e plusit. Vendosni treguesin e mausit në formular dhe rrëshqiteni atë, për të krijuar një vend për etiketën. Përsëriteni procesin për krijimin e të gjitha elementeve në një formular.Krijimi dhe zbatimi i një programi të thjeshtë është në gjendje të krijojë një program të thjeshtë; njeh procedurën e zbatimit të një programi.Toolbox-i i Visual Basic ofron shumë elemente, me anë të të cilave mund të ndërtoni aplikacione të ndryshme. Për këtë mjafton që elementet t’i tërhiqni nëpërmjet mausit nga Toolbox-i te dritarja e punës, Form1,siç tregohet në figurën 1. Ne kemi zgjedhur TextBox, RadioButton,Button dhe PictureBox. Opsioni i fundit, PicturBox, ju lejon të ngarkoni çdo lloj imazhi.Provoni të gjitha elementet që ndodhen në ToolBox, për t’u familjarizuar sa më shumë me to.Aktivitet:Fig. 1Për të programuar në VB, ne po përdorim Visual Studio Community 2015, që ofron mundësinë për shkrimin e kodit, zbatimin dhe gjetjen e gabimeve logjike (procesi i debug-imit).Fig. 264

