Page 68 - Demo
P. 68
4.5Përsëritje• Qëllimi i gjuhës JavaScript për web-in është modifikimi dhe finalizimi i elementeve të faqeve web. Javascript përdor strukturat e kontrollit si ato kushtëzuese (if... elsee dhe switch... case) dhe ato ciklike (do... while, while dhe for).• Ngjarjet ndodhin kur kemi një ndërveprim në një faqe interneti, si: lëvizja e mausit, shtypja e çelësave në një tastierë etj. Funksionet në JS Javascript, që administron të tilla ngjarje, janë: për mausin: onclick(), onmousedown(); për tastierën: onkeydown(), onkeypress(), onkeyup(); për dritaren: onresize(), onerror(), onload().• Vlefshmëria e të dhënave është procesi për sigurimin se të dhënat e futura nga përdoruesi janë të sakta dhe të dobishme. Detyrat e zakonshme të vlerësimit të të dhënave janë: plotësimi i të gjithë fushave të kërkuara dhe kontrolli, nëse të dhënat e futura nga përdoruesi janë të dhëna të vlefshme apo jo. Kemi dy lloje vlerësimesh të të dhënave:1. Vlerësimi me anën e serverit është kryer nga një web server, pasi inputi është dërguar në server. 2. Vlerësimi me anën e klientit është kryer nga një browser (shfletues) web, para se të dhënat e futura të dërgohen në një web server.• PHP është një gjuhë programimi e cila lejon përdoruesit të krijojnë faqe dinamike, që komunikojnë lehtësisht me bazat e të dhënave. Ajo është pjesë e gjuhëve server-side, prandaj për të zbatuar një skedar në PHP duhet të kemi një web server.• Si server web, ju mund të instaloni në kompjuterat tuaj paketat WAMP ose XAMP, që konsistojnë në serverin Web të llojit Apache, MySQL për baza të dhënash dhe vetë gjuhën e programimit PHP.• Ka dy mënyra për klientin për të dërguar informacion në web server: GET dhe POST. Të dyja janë përdorur për të njëjtin qëllim, por me metodën GET të dhënat kalohen nëpërmjet URL, ndërsa me atë POST transferimi i informacionit bëhet në mënyrë të fshehtë.• Visual Basic është një gjuhë programimi shumë e përdorur për të ndërtuar aplikacione. Programet në VB mund të përfshihen lehtësisht në programe, si Excel, por edhe të përpunojnë bazat e të dhënave.• Visual Basic është një gjuhë programimi e përpilueshme. Kjo do të thotë që kodi i shkruar në VB duhet të përpilohet, të kthehet në gjuhë makine dhe pastaj të zbatohet nga procesori.• Toolbox i VB përmban elementet që ne mund të përdorim për të ndërtuar ndërfaqen e aplikacioneve. Ne kemi përdorur kryesisht: TextBox, RadioButton, Button dhe PictureBox, ku mund të ngarkojmë çdo lloj imazhi.66

