Page 74 - Demo
P. 74
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASIC3 CheckBox-e dhe 3 RadioButton-e. Për të kuptuar se cilat elemente të tjera janë përdorur dhe se si quhen ato, shihni tabelë.CheckBox1 RadioButton1CheckBox1 RadioButton2CheckBox1 RadioButton3Button1 Button2TextBox1 TextBox22. Shikoni kodin kur fusni elementet Button1 dhe Button2 si më poshtë:Private Sub Button1_Click(ByVal sender As System.Object, ByVal e As System.EventArgs) Handles Button2.Click End SubPrivate Sub Button2_Click(ByVal sender As System.Object, ByVal e As System.EventArgs) Handles Button2.Click End SubKëto funksione krijohen automatikisht dhe përveç sintaksës së rëndë, të cilën nuk do ta shpjegojmë në këtë libër, çdo gjë që shkruhet brenda tij, do të zbatohet nëse përdoruesi klikon te Button1 apo Button2. Por si lexohen zgjedhjet që bën përdoruesi nga programi? Për këtë do të përdorim fjalën kyçe Me, e cila lejon përdorimin e të gjithë elementeve në dritaren e formularit që kemi ndërtuar. Kështu mund të shkruajmë Me.CheckBox1 për të përdorur Checkbox1. 3. Funksioni Button1_Click() (fig. 3a) krijohet automatikisht, sapo ju vendosni në dritaren e punës elementin Button1. Më tej kontrollohet nëse CheckBox1 është i përzgjedhur nga përdoruesi nëpërmjet vetisë Checked. Kështu shkruajmë Me.CheckBox1.Checked dhe nëse vlera e kthyer është True, tregon që përdoruesi e ka përzgjedhur.Në këtë funksion, ne do të përdorim kushtin If, i cili identifikon zgjedhjet e përdoruesit. Nëse përdoruesi zgjedh më shumë se dy opsione, atëherë ato do të mblidhen nëpërmjet ndryshores var1.Fig. 3a72

