Page 76 - Demo
P. 76


                                    Nxënësi/ja:4.8 Kontrolli i të dhënave ADOVB mund të përdoret lehtësisht për hyrjen në bazat e të dhënave dhe modifikimin e tyre. Ka shumë mënyra për të punuar me bazat e të dhënave në VB, por mënyra më e lehtë për t’u lidhur me to, është me anë të përdorimit të kontrollit të të dhënave ADO.ADO është shkurtim i ActiveX Data Object, projektuar si një ndërfaqe programimi për hyrjen në bazat e të dhënave. Në VB, ajo është prezente në formën e kontrollit të të dhënave ADOdhe përdoret si një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për të lidhur një aplikacion të VBme një bazë të dhënash në MS Access. ADO ofron funksione të gatshme, që ju ndihmojnë të krijoni rekorde të reja dhe gjithashtu të lundroni, përditësoni ose të fshini rekorde. Nëse në versionet e mëparshme të VB, ADO-ja duhet të shtohej në të si objekt më vete, në versionin aktual të saj, ADO shfaqet automatikisht në ndërfaqen e aplikacionit. Lidhja e aplikacionit në VBme bazën e të dhënavePër të lidhur aplikacionin në VB me bazën e të dhënave, ndjekim këta hapa:1. përfshijmë brenda aplikacionit bazën e të dhënave, duke zgjedhur View-> Other Windows -> DataSources (fig. 2);Integrimi i bazave të të dhënave në VB mundëson integrimin e bazave të të dhënave nga programe në Visual Basic.Ndërtoni një bazë të dhënash, si në figurën 1.Aktivitet:Tabela përkatëse do të quhet “nxënësit” dhe do të përmbajë fushat: Kodi, Emri, Mesatarja e Lëndëve, Ditëlindja dhe vetë baza e të dhënave do të ruhet në një skedar, që quhet shkolla.accdb.Fig. 1Fig. 274
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80