Page 8 - Demo
P. 8


                                    1.1Nxënësi/ja:Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj vlerëson sigurinë e rrjetit.Një rrjet kompjuterik përbëhet nga dy ose më shumë pajisje kompjuterike të ndërlidhura midis tyre, me qëllim përdorimin e përbashkët të burimeve, shkëmbimin e informacionit ose komunikimin elektronik. Në një rrjet, burimet janë çdo lloj forme të dhënash, aplikacionesh apo hardware-sh, që mund të përdoren për të përmbushur një detyrë të caktuar. Kështu, në një rrjet, printeri konsiderohet gjithashtu një burim. Shpjegoni pse është e rëndësishme që burimet e rrjetit të mbrohen.Aktivitet: Përkufizim: Siguria e rrjetit qëndron në ruajtjen e integritetit të burimeve të një rrjeti si dhe të gatishmërisë së tyre. Fig. 1 Çfarë është siguria e rrjetitNjë burim në internet/rrjet mund të jetë një browser web, një bazë të dhënash, një hard disk, një memorie virtuale, një procesor, një pajisje periferike e jashtme apo edhe një produkt i rrjetit. Siguria e rrjetit nënkupton mbrojtjen e të gjitha burimeve. Në këtë mënyrë, duhet të mbrohen jo vetëm burimet e rrjetit që kanë më tepër rëndësi për kryerjen e një detyre, por gjithashtu edhe burimet me të cilat ato kanë lidhje. Printer Kompjuter AKompjuter BRuterFigura 1 tregon një rrjet ku ndërthuren dy tipa komunikimesh: ai kabllor dhe ai pa tel, të cilët shfrytëzojnë një printer. Çfarë do të ndodhte me printimin nga dy kompjuterat A dhe B, nëse dikush do të merrte letrën e printerit? Letra dhe boja e printerit janë burime për printerin, i cili nga ana tjetër konsiderohet një burim i rrjetit. Mungesa e letrës dhe bojës së printerit do të sillte moskryerjen e printimit në rrjet. Sigurisht, ky është një shembull i thjeshtë për të treguar konceptin e varësisë midis burimeve. Gjithashtu, disa burime janë më të rëndësishme se të tjerat dhe ato përbëjnë shënjestrën e sulmeve. Kështu, për një rrjet bankar të dhënat e klientëve, numri i llogarisë dhe sasia monetare përbëjnë burimin më të rëndësishëm.6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12