Page 82 - Demo
P. 82


                                    5.1Nxënësi/ja: Urat lidhëseKrijimi i gjuhëve të programimit mundësoi krijimin e programeve kompjuterike, që lehtësojnë kontrollimin e veprimeve të makinës. Një kompjuter është i ndërtuar nga dy përbërës kryesorë: përbërësi hardware, që është çdo pjesë fizike dhe e prekshme e një kompjuteri dhe ai software, që formohet nga tërësia e programeve kompjuterike. Sistemi operativ është ai që bën ndërmjetësimin e software-ve të aplikacioneve me hardware-t. Kushdo që përdor programet quhet përdorues. Skema e plotë jepet në figurën 2. Për çdo përdorues e rëndësishme është që ndërfaqja e software-ve të jetë sa më e lehtë. Programet në JavaJava është një ndër gjuhët më të rëndësishme të programimit, në tregun e gjerë të gjuhëve të tij. Përparësitë kryesore që e bëjnë Java-n një gjuhë programimi të suksesshme janë:• Java është një gjuhë, e cila mund të zbatohet në lloje të ndryshme kompjuterash (si p.sh.: Windows, Apple etj.), pa qenë nevoja të përshtatet ndonjë element i kodit. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme, sepse kursen shumë kohë e shpenzime, kur përdoruesi duhet të krijojë një program të caktuar, pa qenë i varur nga sistemi i operimit që ka kompjuteri i tij. Ky proces mundësohet me anë të një programi specifik, i cili quhet JVM (Java Virtual Machine). Ai luan rolin e një guaske mbrojtëse dhe administron çdo kërkesë që vjen nga kodi në Java edhe kur ka nevojë të ndërveprojë me “botën e jashtme”, ose e thënë ndryshe, me pajisjet periferike të kompjuterit.• Java është një gjuhë, e cila mundëson krijimin e një elementi të programit, që quhet klasa (class), për çdo objekt që mund të identifikohet nga bota e jashtme. Klasat mund të pasurohen me cilësi (atribute), që quhen variabla dhe sjelljet e programit mund të përcaktohen në varësi të vlerave të ndryshme që marrin këto variabla. familjarizohet me teknologjinë e Java-s;  krijon një program në Java.Njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke komunikuar nëpërmjet përdorimit të gjuhëve të ndryshme. Në mënyrë të ngjashme, gjuhët e programimit janë një urë lidhëse që bëjnë të mundur krijimin e programeve dhe ndërmjetësojnë ndërveprimin e njerëzve me makinat. Në figurën 1 janë paraqitur disa ndërfaqe programesh dhe përdoruesi, që sintetizojnë pikërisht këtë ndërveprim. Por, nëse aktualisht ne jemi mësuar me ndërfaqe të tilla, 2 dekada më parë nuk ka qenë ky realitet; kompjuterat nuk e kishin këtë nivel ndërveprimi me përdoruesin siç e kanë sot. Bëni një kërkim në internet dhe gjeni nëpërmjet fotove se cilat ishin ndërfaqet vizuale të programeve që përdornin gjuhën makinë, ku dërgimi i mesazheve bëhej me anë të kodeve binare. Aktivitet:Krijimi i klasaveSoftware aplikacioneshSoftware-t e sistemit operativSistemi HardwarePërdoruesitFig. 1Fig. 280
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86