Page 83 - Demo
P. 83
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVAFig. 3 Fig. 4Shembull: Në Java studenti mund të krijojë klasën drejtkëndësh. Veç kësaj, ai mund të përcaktojë atributet e drejtkëndëshit, që janë gjatësia e gjerësia e më pas, brenda klasës, të kryejë veprime ose llogaritje të caktuara, si: të llogarisë perimetrin, sipërfaqen etj., për vlera të ndryshme që dy atributet e përcaktuara, pra gjatësia e gjerësia, mund të marrin. • Përparësi tjetër e Java-s është se ajo identifikohet si një ndër gjuhët e programimit më të fuqishme, pasi lejon më shumë se çdo gjuhë tjetër ndërveprimin e programeve me përdoruesit dhe të gjitha materialet mbështetëse për të programuar në Java janë pa pagesë. Ndërtimi i programeve në JavaPër të ndërtuar aplikacione në Java duhet të kemi fillimisht të instaluar në kompjuter JDK-n (Java Development Kit) dhe një IDE. Për të ndërtuar një program të thjeshtë në Java, kemi dy mundësi:1. Shkruajmë kodin në një Editor, si p.sh., Notepad++ dhe e ruajmë atë në një skedar më vete. Hapim Command Prompt dhe përpilojmë kodin nëpërmjet komandës javac EmriSkedarit.java. E zbatojmë atë nëpërmjet komandës java EmriSkedarit. 2. Rruga më e përdorur për të ndërtuar një projekt është nëpërmjet një programi që shërben si IDE. Në Eclipse (Kepler), rruga për të ndërtuar një projekt është: File>New>Java Project, siç tregohet në figurën 3. Te dritarja New Java Project klikojmë Finish. Kujto: IDE (Integrated Development Environment) është një program ku janë të integruara:- një program (Editor), i cili shërben për shkrimin e kodit të programit;- përpiluesi, i cili në rastin e Java-s krijon një skedar që mban kodin në Byte (skedari .class);- Debugger, i cili shërben për gjetjen e gabimeve logjike në kod.81

