Page 84 - Demo
P. 84
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVATe projekti që hapet në dritaren Package Explorer, klikojmë me të djathtën te directory-a Src dhe zgjedhim New>Class.I vendosim emrin e klasës dhe parametrat e tjerë, siç tregohet në figurën 6. Tashme projekti ynë është gati. Ne mund të shkruajmë kodin te skedari klasaKryesore.Java, siç tregohet në figurën 7.• Për ta përpiluar, është komanda Build Project te menyja Builddhe për ta zbatuar klikojmë Run te menyja Run. Për më shkurt mund të përdorim butonin te shiriti i komandave.KONTROLLONI NJOHURITË1. Tregoni se cila është lidhja midis hardware, sistemit operativ, software dhe përdoruesit.2. Ndërtoni një projekt në Java, duke përdorur Eclipse (Kepler). Tregoni se cilat janë përparësitë e përdorimit të një IDE-je.Fig. 5Fig. 6Fig. 8Fig. 9Nëse doni të përpiloni kodin tuaj në Java nga dritarja e Command Prompt (CMD), atëherë duhet të krijoni në skedar si në figurën 8 dhe ta ruani atë. Në shembullin tonë, do ta ruajmë me emrin ProgramiIm.java. Në figurën 9 jepet komanda për kompilimin dhe ekzekutimin e programit nga CMD.Fig. 782

