Page 85 - Demo
P. 85


                                    Nxënësi/ja:Vetitë e klasave në Java5.2 Llojet e variablave në JavaKarakteristikat e objekteve mund të jenë nga më të shumëllojshmet, por për të patur një paraqitje standarde, çdo gjuhë programimi ofron grupime të paracaktuara dhe në gjuhën Java janë përcaktuar tetë lloje të grupimeve të të dhënave të thjeshta (primitive). Përdoruesi mund të zgjedhë secilin grupim, bazuar në llojin dhe madhësinë e informacionit që do të ruajë në variabël. Konkretisht, këto lloje primitive në Java janë: • 4 lloje të dhënash që ruajnë një numër të plotë: byte, short, int, long.• 2 lloje të dhënash që ruajnë një numër decimal (me presje): double, float.• 1 lloj e dhëne për të ruajtur një shenjë të vetme alfanumerike: char.• 1 lloj e dhëne për të ruajtur një vlerë logjike “e vërtetë” (true) ose “e gabuar” (false): boolean.Përveç tetë llojeve të thjeshta të përmendura më sipër, në Java mund të krijohen edhe lloje të përbëra të dhënash. Një shembull shumë i zakonshëm i një lloji të përbërë të dhëne është lloji String, i cili lejon ruajtjen në një variabël të vetme të një vargu shenjash. Në mënyrë që një variabël të jetë e përdorshme në një program në Java, ajo duhet të deklarohet dhe të inicializohet.	Procesi i deklarimit bën përcaktimin e llojit të të dhënës dhe emrit të variablës. 	Procesi i inicializimit ruan një vlerë në variabël, e cila duhet të ketë lloj të dhëne të njëjtë me llojin e deklaruar. Sintaksa e deklarimit: int mosha; Sintaksa e inicializimit: mosha = 23; Deklarim dhe inicializim së bashku: int mosha = 23;  njeh variablat në Java; mëson vetitë e klasave në Java.Në botën reale çdo objekt karakterizohet të paktën nga një veti. Nëse do të duhej që një objekt ta bënim pjesë të një programi kompjuterik, vetitë e ndryshme të këtij objekti do të paraqiteshin me anë të variablave. Pra, variabla është vetëm një element përshkrues, për një veti të caktuar të një objekti ose dukurie. Për shembull, nëse studenti apo rrethi janë objekte të botës reale, vetitë e tyre do të jenë si më poshtë. Vetitë e objektit Student:KlasaDega e studimitViti i studimitVetitë e objektit rreth:Rrezja e rrethitDiametriPerimetriSipërfaqjaNëse do të paraqiteshin në një program kompjuterik, këto veti do të përbënin variabla për objektin student ose rreth. Përmendni veti të tjera që lidhen me këto objekte.Aktivitet:83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89