Page 86 - Demo
P. 86
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVA Rregullat për shkrimin e variablavePër emërtimin e variablave në Java ka disa rregulla. Variablat duhet të nisin gjithmonë me një shkronjë. Nuk lejohet të nisin me një vlerë numerike dhe nuk mund të përmbajnë hapësira. Shembuj deklarimi dhe inicializimi për secilin lloj variable:int mosha = 23; long numri_yjeve = 4637283648392;double kursi_i_këmbimit = 1,35; float PI = 3,1415926535;boolean festë_kombëtare = true; string shembull = “Ky është një shembull” Ruajta dhe ndryshimi i vlerës së një variableKur një variabël deklarohet, në kujtesën kryesore të kompjuterit (RAM) ruhet një hapësirë për këtë variabël. Kur variabla inicializohet, vlera e përcaktuar me anë të sintaksës ruhet në qelizën e përcaktuar paraprakisht në memorie. Pra, kur përdoruesi kryen veprime me një variabël të caktuar, ai kryen veprime me vlerën e ruajtur brenda në këtë variabël dhe zgjedh ta ruajë rezultatin ose në të njëjtën hapësirë në memorie, ose në një hapësirë të re. Shembull: int gjatësia; // deklarimgjatësia = 162; // inicializimgjatësia = gjatësi + 3; /* ruajtja në të njëjtën hapësirë në memorie. Në këtë rast në memorie është fshirë vlera e vjetër dhe është zëvendësuar me vlerën e re */int gjatësia_epërditësuar = gjatësia + 5; /* për ruajtjen e rezultatit është deklaruar një variabël e re, pra është rezervuar një hapësirë e re në memorie. Vlera në memorie e variablës gjatësia, në këtë rast nuk ka ndryshuar */.Për afishimin e vlerës së një variable në Consolemund të shkruani kodin përbri (fig. 1).Nëse variablat e deklaruara në Java nuk do të inicializohen, Java do të caktojë vlerën “0” për çdo variabël me lloj të dhëne numerike, vlerën “false”për çdo variabël me lloj të dhëne boolean dhe vlerën “\ ” për çdo variabël me lloj të dhëne char. Veprimet midis variablave dhe prioriteti i operatorëveJava lejon kryerjen e veprimeve midis variablave me lloje të dhënash të njëjta ose të përafërta. Llojet e të dhënave numerike (byte, short, int, long, decimal, float): Lejohet kryerja e të gjitha veprimeve aritmetike (mbledhje (+), zbritje (-), shumëzim (*), pjesëtim (/). Ekziston edhe operatori mbetje (%), i cili llogarit mbetjen e pjesëtimit.• Nëse dy variablat gjatë kryerjes së veprimit janë të të njëjtit lloji të dhëne, atëherë edhe rezultati i prodhuar do të jetë i po atij lloji të dhëne. Shembull: int O1 + int O2= int R ku O1, O2 janë variablat dhe R është rezultati. Fig. 184

