Page 87 - Demo
P. 87
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVA• Lejohet përzierja e veprimeve brenda llojeve të të dhënave byte, short, int, long ose midis decimal, float me kusht që rezultati të ruhet gjithmonë në llojin e të dhënave që kërkon hapësirën më të madhe në kujtesë. Sasia e memories për secilin lloj ndryshon edhe në varësi të llojit të makinës (kompjuterit) ku zbatohet programi.• Lejohet kryerja e veprimeve midis variablave me lloj të dhëne int dhe double, me kusht që rezultati i veprimit të ruhet në variablën e llojit double.Në rast se programuesi këmbëngul ta ruajë rezultatin e veprimit në një variabël të llojit int, atëherë sintaksa e mëposhtme duhet të përdoret: Shembull: double d = 1,5; int i = (int) d + 2; Ky veprim quhet cast dhe bën që vlera e ruajtur në variabël të humbasë pjesën decimale.Llojet e të dhënave booleane: Kryeja e veprimeve të ndryshme krahasimore midis variablave me lloje të dhënash numerike mund të rezultojë në një variabël me lloj të dhënash booleane. Veprimet e lejuara krahasimore dhe sintaksat përkatëse janë: më e madhe (>), më e vogël (<), më e madhe ose e barabartë (>=), më e vogël ose e barabartë (<=), e barabartë (==), jo e barabartë (!=).Shembull: boolean krahasimi = true;int O1 = 21;int O2 = 12; krahasimi = O1 == O2; // Ky veprim do të ndryshojë vlerën e variablës booleane krahasimi nga “true” në “false”. Prioriteti i veprimeveVeprimet që mund të kryhen me variablat në Java janë të ndryshme. Përpiluesi në Java i lexon këto veprime në një radhë të caktuar, duke i dhënë prioritet më të lartë disa veprimeve dhe prioritet më të ulët disa të tjerëve. Radha e leximit të veprimeve nga përpiluesi është si më poshtë: 1. Veprimet me shenjë mohuese të variablave me lloj të dhënë numerike (SH: int i = (-3); ).2. Veprimet e shumëzimit (*), pjesëtimit (/), mbetjes (%).3. Veprimet e mbledhjes (+), zbritjes (-) dhe bashkimit të string-eve (concatenation).4. Veprimit e krahasimit (>, <, >=, <=).5. Veprimet e barazisë (==, !=).KONTROLLONI NJOHURITË1. Plotësoni vendet bosh:Emri i një variable mund të fillojë me një ______________.Inicializimi i një varible nënkupton __________________.Në Java njihen _____________lloje primitive të dhënash.2. Përcaktoni se cilët nga emrat e mëposhtëm mund të jetë një emër për variablat:• Adresa • KohaDje • NumriIm • #ndryshues • 9ditë3. Shpjegoni pse është e rëndësishme që variabla të deklarohet përpara se të përdoret?85

