Page 88 - Demo
P. 88
Nxënësi/ja:5.3 Problemat që zgjidhen në bazë të kushteveProblema 1: Shkruani një program, i cili konverton numrin e orëve në sekonda. Nëse përdoruesi fut një numër negativ, programi duhet të afishojë një mesazh gabimi.Zgjidhja algoritmike e problemit: Radha sesi do të zbatohen deklarimet brenda një programi kompjuterik quhet rrjedha e kontrollit (control flow). Në këtë rast, ne do të përdorim rrjedhën e kontrollit të kushtëzuar, figura 2. Përparësia kryesore e saj është se lejon programin të marrë vendime mbi veprimet më të përshtatshme që mund të kryejë, duke testuar të dhënat që vijnë nga përdoruesi ose nga bota e jashtme. Skematikisht rrjedha e kontrollit të kushtëzuar do të paraqitej si në figurën 2. Sintaksa e kushtit të kontrollit me If ose If-else paraqitet si më poshtë. Në këtë lloj strukture kontrolli, përpiluesi, fillimisht, llogarit vlerën e shprehjes brenda kllapave rrumbullake të kushtit të kontrollit, e cila duhet të rezultojë gjithmonë në një vlerë booleane. Nëse rezultati pas llogaritjes është true (i vërtetë), atëherë do të kryhet veprimi 1. Nëse rezultati pas llogaritjes është false (i gabuar), atëherë do të kryhet veprimi 2. Kodi në Java për Problemën 1 jepet në figurën 3. krijon programe në Java.Programet përdoren për të zgjidhur problemet e jetës së përditshme. Java është një nga gjuhët më të përdorura, sepse të lejon të ndërtosh shumë lehtë edhe ndërfaqen për programet. Në figurën 1 paraqitet ndërfaqja e një programi, i cili bën të mundur kryerjen e llogaritjeve të thjeshta matematikore (+, -, * dhe /), duke shërbyer si makinë llogaritëse. Mendoni se çfarë programesh të tjera të thjeshta mund të jenë të interesante për t’u zhvilluar. Për çdo program përpiquni të shkruani hapat për ndërtimin e tij. Aktivitet:Zgjidhja e problemave nëpërmjet programeve në JavaFig. 1Fig. 2Kushti i kontrollitVeprimi 1 Veprimi 2i vëtetë i gabuarif (shprehje){Veprimi 1}else {Veprimi 2}Fig. 386

