Page 89 - Demo
P. 89
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVAProblema 2: Shkruani një program, i cili lexon nga përdoruesi notën e tij dhe kthen një mesazh vlerësimi. Nëse nota është 10, mesazhi është “Ju keni bërë një punë të shkëlqyer”, nëse nota është 9 ose 8, mesazhi cilëson një punë të mirë, dhe kështu me radhë, derisa arrihet te notat më të vogla se 4, ku programi duhet të afishojë mesazhin që përdoruesi ka një notë jo kaluese.Zgjidhja algoritmike e problemit: Edhe në këtë rast, ne do të përdorim rrjedhën e kontrollit të kushtëzuar, por do të zbatojmë kushtin Switch, i cili është një mundësi shumë e mirë, që zëvendëson kushtin e kontrollit If-else, atëherë kur programi duhet të testojë shumë alternativa përpara se të gjejë zgjidhjen e problemit. Sintaksa e kushtit të kontrollit me Switch paraqitet si përbri. Kur përpiluesi hyn në cikël, fillimisht, ai llogarit vlerën e shprehjes që ndodhet brenda kllapave rrumbullake të kushtit të kontrollit, e cila duhet të rezultojë gjithmonë në një vlerë integer ose char. Më pas, vlera e llogaritur krahasohet me vlerat e vendosura në titullin e të gjitha case-ve. Nëse vlera e llogaritur nga shprehja në kushtin e kontrollit është e njëjtë me vlerën e case-it, atëherë do të zbatohen udhëzimet që janë vendosur në trupin e case-it. Në fund të trupit të çdo case është vendosur komanda break. Nëse kjo komandë do të mungonte, atëherë kushti i kontrollit switch nuk do të funksiononte në mënyrë korrekte, pasi do të printoheshin të gjitha veprimet e përcaktuara për të gjitha case-et. Casedefault është ai që zbatohet në rast se asnjë nga case-t paraprake nuk e ka përmbushur kushtin e barazisë me vlerën që vjen nga switch. Kodi në Java për Problemën 2 jepet përbri në figurën 4.switch (shprehje){case vlera1: {Veprimi 1;break;}case vlera2: {Veprimi 2;break;}case vlera3: {Veprimi 3break;}default: {Veprimi nbreak;}Në shumë raste, mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është duke përsëritur një ose disa veprime, një numër të caktuar herësh. Skematikisht rrjedha e kontrollit në këto raste bëhet në mënyrë ciklike, siç paraqitet në figurën 5. Nëse kushti për qëndrimin në cikël është i vërtetë, atëherë kryhen veprimet që ndodhin në trupin e ciklit dhe ai vazhdon. Në të kundërt cikli ndërpritet. Problema 3: Shkruani një program, i cili lexon numrat nga përdoruesi dhe gjen mesataren e tyre. Duhet të jetë përdoruesi, ai që përcakton se sa numra do të fusë në program.Trupi i ciklit Fundi i cikliti vëtetë i gabuarKushti për qëndrimin në cikëlFig. 4Fig. 587

