Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT Kërcënimet që vijnë nga internetiAktualisht, qytetarë të zakonshëm në të gjithë botën përdorin rrjetet për transaksione bankare, për blerje online, pagesa të detyrimeve financiare etj. Sa më shumë përdorues të ketë një rrjet, sa më shumë transaksione financiare të kryen apo informacione të rëndësishme të shkëmbehen në të, aq më shumë siguria në rrjet do të përbëjë një problem madhor të mundshëm. Sulm quajmë çdo përpjekje keqdashëse për të ndërhyrë në një rrjet në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar dobësitë apo problemet e rrjetit.Siguria e rrjetit është një domosdoshmëri për të mbrojtur të dhënat dhe individët e veçantë nga një shumëllojshmëri kërcënimesh apo sulmesh ndaj sigurisë kudo në botë, siç tregohet në figurën 2. Rreziqet më të zakonshme për rrjetin janë: viruset, krimbat, trojanët, përgjimi, reklamimi i padëshiruar, sulmet e hakerëve, sulmet që kanë për qëllim bllokimin e punës, vjedhja e shënimeve dhe e identitetit. Siguria e rrjetit arrihet duke përdorur hardware dhe software të dedikuar për këtë qëllim dhe zakonisht përmban disa elemente që veprojnë bashkërisht.  Thyeshmëria apo dobësia e rrjetitNjë rrjet konsiderohet i thyeshëm nëse ai ka pika të dobëta, të cilat mund të përdoren nga një sulmues i rrjetit nëpërmjet një programi “shfrytëzues”. Këto programe janë pjesë kodesh, që përfitojnë nga gabimet (bugs) e një sistemi apo dobësitë e rrjetit, për të shfrytëzuar burimet e tij. Këtu përfshihet edhe ndërhyrja e paligjshme e burimeve, shtimi i privilegjeve të një llogarie përdoruesi etj., duke e bërë sistemin edhe më të ekspozuar ndaj sulmuesve të tjerë. Dobësitë e një rrjeti mund të jenë çështje që ne i anashkalojmë, si për shembull kompleksiteti i fjalëkalimit. Nëse emri i një llogarie përdoruesi është Aldo0 dhe fjalëkalimi është Aldo0 apo Aldo0123, atëherë një sulmues e ka shumë të thjeshtë të futet në llogarinë e Aldo0 dhe ta shfrytëzojë këtë llogari për të marrë edhe privilegje shtesë.  Identifikimi, autentifikimi dhe autorizimiPër të patur një rrjet të sigurt ndaj sulmeve duhet të merren disa masa. Për këtë duhen zbatuar në çdo rrjet kompjuterik tri procese specifike: identifikimi, autentifikimi dhe autorizimi.• Identifikimi është procesi i përcaktimit apo zbulimit të identitetit të një personi. Kur ju shkoni në një konkurs, i prezantoheni jurisë, p.sh., “emri im është Ana”, pra ju tregoni se kush jeni, identifikoni veten tuaj.Fig. 27
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13