Page 91 - Demo
P. 91
Nxënësi/ja:Klasat në Java5.4 Metodat në JavaMetodat janë funksione në Java, të cilat tregojnë veprimet e ndryshme, që një objekt mund të kryejë. Ato janë të përbëra nga dy përbërës kryesorë: prototipi dhe trupi i metodës. Në trupin e metodave mund të deklarohen variabla dhe të kryhen veprime me to. Prototipi është koka e metodës, i cili duhet të ndjekë këtë sintaksë: lloji_që_kthehet Emri_i_metodës(lloji1 argumenti1,..., llojiN argumentiN). Lloji_që_kthehet mban rezultatin që del nga veprimet e kryera në trupin e metodës. Bëni kujdes që veprimet brenda trupit të metodës të kthejnë pikërisht të njëjtin lloj, si lloji i kthimit i deklaruar në prototip. Emri_i_metodës është emri që e identifikon atë.(lloji1 argumenti1,..., llojiN argumentiN) është lista me argumente që metoda do të përpunojë, ku përcaktohet lloji dhe emri i argumentit. Më poshtë japim si shembull prototipet e dy metodave:Prototipi i metodës public static void main (Strings []args){trupi i metodës}public int Llogaritje(){trupi i funksionit} Krijon klasat në Java.Le të ndërtojmë një projekt në Java, i cili përmban dy skedarë. Në njërin skedar është një klasë e quajtur Kafshe_Shtepiake dhe në tjetrin, një klasë e quajtur Kujdestari, e cila përmban edhe funksionin Main. Për këtë krijoni fillimisht një projekt në Eclipse. Te directory src klikoni me të djathtën, zgjidhni New dhe pastaj Class. Dritaren që ju hapet, plotësojeni si në figurën 1a). Përsëritini sërish të njëjtat veprime dhe bëni plotësimet në dritaren që hapet si në figurën 1b). Aktivitet:Fig. 1a Fig. 1b89

