Page 92 - Demo
P. 92
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVALloji i kthimit mund të jetë një prej 8 llojeve të të dhënave primitive të përshkruara në mësimet e mëparshme, një lloj i ri i deklaruar prej jush ose mund të jetë void. Fjala void nënkupton “pa lloj kthimi”. Le të shohim se si mund të bëhen llogaritjet matematikore të sipërfaqes dhe perimetrit të një drejtkëndëshi, duke përdorur 1) llojin void dhe 2) llojin e kthimit.1) lloji voidpublic static void main (Strings []args){double gjatesia = 9; double gjeresia = 12; double Perimetri; double Siperfaqja; Perimetri = 2* (gjatesia + gjeresia); Siperfaqja = gjatesia * gjeresia; System.out.println (Perimetri); //vlera e ndryshores Perimetri printohet ne ekran System.out.println (Siperfaqja); //vlera e ndryshores Siperfaqja printohet ne ekran}2) lloj që kthehetpublic int LlogaritjePerimetri (){double gjatesia = 9; double gjeresia = 12; double Perimetri; Perimetri = 2* (gjatesia + gjeresia); return (Perimetri); // deklarimi kthen një vlerë}public int LlogaritjeSiperfaqje (){double gjatesia = 9; double gjeresia = 12; double Siperfaqja; Siperfaqja = gjatesia * gjeresia; return (Siperfaqja); // deklarimi kthen nje vlere} Krijimi i klasave Klasat në Java paraqesin një bashkësi variablash dhe metodash, që shërbejnë për kryerjen e disa veprimeve të caktuara brenda një programi kompjuterik kompleks. Sintaksa për krijimin e një klase paraqitet si më poshtë: public class Emri_klases{trupi i klasës}Brenda trupit të klasës duhet të përcaktojmë fillimisht karakteristikat dhe më tej veprimet, që ajo do të kryejë. Ne do të krijojmë një klasë që quhet Kafshe_Shtepiake. Karakteristikat për një klasë të tillë jepen nëpërmjet ndryshoreve dhe si të tilla janë: mosha, pesha, gjatësia, ngjyra. Ndërsa veprimet që objektet e klasës do të kryejnë, do të jenë: fle, ha, tregon. Klasa tregohet në figurën 2. Fig. 2Një program kompjuterik mund të përmbajë më shumë se një klasë. Klasat kryejnë një mori veprimesh me anë të metodave, por mbi të gjitha, ato mund të komunikojnë edhe me njëra-tjetrën. Programuesi mund të vendosë që të thërrasë një variabël ose një metodë prej një klase të programit, brenda një metode ose funksioni të një klase të dytë, me qëllim që të përfitojë nga veprimet që klasa e parë kryen.90

