Page 93 - Demo
P. 93


                                    TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVAÇdo klasë, që të zbatohet, duhet të ketë në trupin e saj metodën main. (Kujtesë: public static void main (Strings []args)). Metoda main është metoda kryesore e klasës, nga e cila nis zbatimi i saj. Nëse një klasë nuk ka metodën main, ajo mund të zbatohet duket u thirrur brenda një metode main të një klase tjetër. Në mënyrë që të bëhet e mundur diçka e tillë, duhet që vetë klasa, metodat dhe funksionet e saj, gjatë deklarimit, të jenë përcaktuar si publike. Fjala publicështë një fjalë kyçe, e cila mundëson që klasat, metodat dhe funksionet e saj të thirren nga klasa dhe elemente të tjerë të programit. Vëmë re se brenda klasës Kafshe_Shtepiake nuk ka një metodë main. Që të bëjmë të mundur zbatimin e kësaj klase, duhet të ndërtojmë një klasë të dytë dhe të thërrasim klasën Kafshe_Shtepiake brenda metodës main të saj. Sintaksa për klasën e re paraqitet si më poshtë: Në klasën Kujdestari, ne krijojmë objekte të klasës Kafshe_Shtepiake (fig. 3). Sintaksa është Kafshe_Shtepiake K = new Kafshe_Shtepiake (); Objekti i ri i krijuar është një variabël, e cila është quajtur K dhe përmban të gjitha karakteristikat e klasës Kafshe_Shtepiake. Nëpërmjet këtij objekti të ri, programuesi mund të thërrasë të gjitha metodat dhe funksionet publike të klasës Kafshe_Shtepiake. Shikoni në figurën 4 afishimin në Consol pas thirrjes së metodave të klasës Kafshe_Shtepiake. Ndryshimi midis thirrjes dhe deklarimit të metodaveBrenda çdo klase, ne shkruajmë metodat, ku dallojmë prototipin dhe trupin e metodës dhe kjo nënkupton deklarimin e metodës. Por nëse këtë metodë duhet ta thërrasim, duhet të ndjekim këta hapa:• krijojmë një objekt duke u nisur nga klasa, si p.sh., Kafshe_Shtepiake K = new Kafshe_Shtepiake ();• thërrasim metodën. Sintaksa e thirrjes së metodës është: EmriObjektit. EmriMetodes(parametra, nëse ka),si p.sh., K.ha() ose K.tregoj (“Sot eshte nje dite me diell”).Fig. 4KONTROLLONI NJOHURITË1. Deklaroni një klasë të quajtur Student, ku karakteristikat janë: emri, mbiemri dhe viti i lindjes. 2. Në klasën Student shtoni metodën Gjej moshën (intvitiaktual), e cila llogarit moshën e studentit duke njohur vitin e tij të lindjes.3. Krijoni një klasë të re, ku të thërrisni metodën main. Në këtë klasë krijoni një objekt të ri të klasës Student. Në këtë objekt jepni vlerë emrit, mbiemrit dhe vitit të lindjes. Në fund testoni metodën Gjej moshën (intvitiaktual).Fig. 391
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97