Page 94 - Demo
P. 94
Nxënësi/ja:5.5 Larmia e objekteve të krijuaraNë Java, programuesi mund të krijojë një klasë të re, e cila mbështetet në një klasë ekzistuese dhe trashëgon disa veçori të saj, siç janë variablat dhe metodat publike të klasës. Kjo shpreh pikërisht konceptin e trashëgimisë në Java, i cili funksionon në të njëjtën mënyrë siç funksionon trashëgimia e tipareve njerëzore nga prindërit te fëmija. Për shembull, nëse do të krijonim tri klasa të veçanta: Qeni, Macja, Peshku i Kuq, do të vëmë re se këto klasa do të kishin disa karakteristika të përbashkëta, si për shembull gjatësia, pesha, ngjyra dhe do të kryenin disa veprime të njëjta siç janë: ngrënia dhe fjetja. Është shumë më komode për programuesin e kodit, krijimi i një klase fillestare që përmban metodat dhe funksionet për veprimet e përbashkëta dhe më pas trashëgimi i këtyre veprimeve në një klasë të dytë, e cila përmban veprime më specifike për objektin e ri. Sintaksa e përcaktuar për të treguar një operacion trashëgimie paraqitet si më poshtë: public class Emri_Klasa_Fëmijë extends Emri_Klasa_Prind{trupi i klasës}Kështu, nëse duam të kemi një klasë të re PeshkuKuq, e cila ka si “prind” klasën Kafshe_Shtepiake, do të kishim:public class PeshkuKuq extends Kafshe_Shtepiake{trupi i klasës}Në këtë marrëdhënie trashëgimie, klasa Kafshe_Shtepiake quhet superclass dhe klasa PeshkuKuq quhet subclass. Klasa PeshkuKuq mund të përdorë çdo metodë dhe funksion të deklaruar brenda klasës Kafshe_Shtepiake. Sintaksa për të krijuar një objekt të klasës PeshkuKuq është e njëjtë me krijimin e çdo objekti nga një klasë “prind”. Kështu do të kishim:PeshkuKuq p = në PeshkuKuq(); p.ha(); p.fle(); Në këtë shembull, p është objekt i klasës PeshkuKuq(). Ky objekt mund të thërrasë metodat ha() dhe fle() të klasës “prind” Kafshe_Shtepiake. di të krijojë objekte në Java; di të thërrasë metodat e klasave në Java.Aktivitet:Objektet në JavaQëllimi i përdorimit të trashëgimisë është të mos lejojmë përsëritjen e kodit në mënyrë të shumëfishtë brenda klasave të ndryshme dhe të vendosim vetëm metodat dhe funksionet specifike në klasat e reja që mbështeten në një klasë bazë. Fig. 1qen tigër elefantpëllumbpapagallGjitarëKafshëzgjeron zgjeronzgjeronzgjeronzgjeronzgjeronNëpërmjet klasave mund të krijohen objekte. Nëse na duhet që një objekt të ketë disa karakteristika më shumë apo të kryejë veprime më shumë sesa ato të një klase, në vend që të krijojmë një klasë të re, mund të shtojmë veti dhe veprime në klasën ekzistuese. Kështu, nëse duam të krijojmë një objekt si Tigri, ne mund të krijojmë një klasë duke u nisur nga klasa Gjitarë, e cila nga ana e saj është krijuar duke pasur si bazë klasën Kafshë. Duke u nisur nga elementet në skemën e treguar në figurën 1, shpjegoni si mund të krijojmë objektet të tjera si, qen, elefant apo papagall.92

