Page 96 - Demo
P. 96


                                    Nxënësi/ja:5.6Konstruktorët dhe destruktorët Krijimi i objekteve nëpërmjet konstruktorëvePër të krijuar objektet nga një klasë përdoret një metodë specifike, që quhet konstruktor (ndërtues). Në ndryshim nga metodat e tjera që një klasë mund të ketë, konstruktori në Java ka karakteristikat e mëposhtme: • Çdo klasë në Java ka një konstruktor, të specifikuar ose jo nga programuesi. • Nëse konstruktori nuk është i specifikuar nga programuesi, ai thirret automatikisht gjatë ndërtimit të një objekti të ri, p.sh., Kafshe_Shtepiake P = newKafshe_Shtepiake().• Konstruktori duhet të ketë të njëjtin emër me klasën.• Ai nuk kthen një vlerë, nuk ka një lloj kthimi dhe gjithashtu nuk ka nevojë për fjalën kyçe void.Nëse krijojmë një objekt të ri, te sintaksa vëmë re që në fund të deklarimit ndodhet një dyshe kllapash të rrumbullakëta (), që janë simbolet dalluese të metodave. Kështu, nëse krijojmë objektin e ri PeshkuIm, sintaksa do të jetë: PeshkuKuq PeshkuIm = new PeshkuKuq(); Edhe pse metoda konstruktor nuk ishte specifikuar në klasën PeshkuKuq, përpiluesi në Java ka krijuar një konstruktor default pa parametra. Megjithatë, programuesi mund të vendosë që ta krijojë vetë metodën konstruktor dhe ta përdorë atë sipas nevojave të tij brenda në klasë. Duke qenë se metoda konstruktor thirret vetëm një herë, pra në momentin e krijimit të një objekti të ri nga klasa (shembulli më sipër), atëherë, përgjithësisht, kjo metodë përdoret për të inicializuar variablat publike të klasës. Sintaksa për deklarimin e një metode konstruktor me parametra jepet në shembullin e figurës 1. Në këtë rast PeshkuKuq2 është një nënklasë e klasës Kafshe_Shtepiake. Një konstruktor i specifikuar nga programuesi në këtë rast është publik PeshkuKuq2 (int PozicioniFillestar);. Ky konstruktor merr si argument një numër të plotë, që tregon pozicionin fillestar të objektit (peshkut në këtë rast). Konkretisht, për të krijuar objektin PeshkuIm, që do të ndodhet në thellësinë 3 m, do të na duhej të shkruanim:PeshkuKuq PeshkuIm = PeshkuKuq2 (3);  njeh konceptin e variablave publike dhe private; njeh konstruktorët dhe destruktorët në Java.Aktivitet:Leo Eni94
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100