Page 97 - Demo
P. 97
TEMATIKA 5 GJUHA E PROGRAMIMIT JAVA DestruktoriDestruktori (shkatërruesi) njihet si metodë që fshin nga memoria objektet e krijuara nga konstruktorët. Por Java është një gjuhë programimi, e cila nuk ka një metodë që luan rolin e destruktorit. Për këtë qëllim, Java Virtual Machine përdor një program specifik, i cili quhet Garbage Collector, që fshin objektet të cilat nuk përdoren më në asnjë aplikacion në Java. Garbage Collector thirret në mënyrë automatike dhe nuk zbatohet në mënyrë të programuar. Fjala kyçe this Fjala kyçe this përdoret nga programuesi, kur kërkon t'i referohet një objekti të klasës në të cilën ndodhet. Në shembullin e mëposhtëm tregohet sesi ajo përdoret për t'iu referuar një objekti të vetë klasës ku ndodhet, në mënyrë që të thërrasë një variabël publike të klasës.public class PeshkuKuq2 extends Kafshe_Shtepiake{int ThellesiaAktuale;} public PeshkuKuq2 (int ThellesiaAktuale) // Sintaksa e krijimit të metodës konstruktor{this. ThellesiaAktuale = ThellesiaAktuale;} // Fjala kyçe this i referohet një instance të vetë klasës. Klasat public dhe privateNë Java programuesi mund të përdorë dy fjalë kyçe shumë të rëndësishme, që janë public dhe private. Nëse variablat, metodat ose objektet e një klase janë të përcaktuara si publike, ato mund të thirren edhe nga klasat e tjera, të cilat ndodhen brenda një programi të caktuar. Nëse këto elemente përcaktohen si private, ato mund të thirren vetëm nga klasa në të cilën ndodhen. Atëherë lind pyetja se cilat janë përparësitë e përdorimit të një metode private?Në klasat të cilat përmbajnë një numër të madh veprimesh, ku një bashkësi e caktuar veprimesh duhet të përsëritet shumë herë brenda klasës, programuesit mund të zgjedhin që t'i grupojnë këto veprime në një metodë private. Në këtë mënyrë, programuesi duke fshehur veprimet dhe të dhënat nga pjesa tjetër e kodit, rrit sigurinë e programeve. KONTROLLONI NJOHURITË1. Ndërtoni konstruktorin për klasën Kafshe_Shtepiake, i cili krijon një objekt të kësaj klase duke vendosur moshën përkatëse.2. Krijoni objektin, duke përdorur konstruktorin e krijuar në ushtrimin e mësipërm dhe testoni moshën përkatëse të tij. Shpjegoni nëse mund të bëni të njëjtin veprim edhe për të krijuar objekte ku inicializohet ngjyra, pesha, apo gjatësia.Fig. 195

