Page 98 - Demo
P. 98
• Në çdo gjuhë programimi përdoren funksione të cilat janë të zhvilluara dhe të gatshme. Dy funksione të tillë të rëndësishme janë MsgBox dhe InputBox.• VB mund të përdoret lehtësisht për hyrjen dhe modifikimin e bazave të të dhënave. Ka shumë mënyra për të punuar me to në VB, por mënyra më e lehtë për t’u lidhur me bazat e të dhënave është me anë të përdorimit të kontrollit të të dhënave ADO.• VB mund të përpunojë të dhënat, që janë të ruajtura në një bazë të dhënash. Ne kemi treguar rrugën që ndiqet, nëse baza e të dhënave është krijuar në MS Access. • VB mund të përdoret për të lexuar, afishuar, shtuar apo fshirë rekordet e bazës së të dhënave. Aplikacionet që ndërtohen duke përdorur bazat e të dhënave, fusin automatikisht në ndërfaqen e tyre shiritin e kontrollit, që i mundëson përdoruesit të kryejë të gjitha veprimet e mësipërme. • Përbërësit kryesorë të një kompjuteri janë: komponenti hardware, i cili përshkruhet si çdo pjesë fizike dhe e prekshme e tij, komponenti software, i cili përbëhet nga tërësia e programeve kompjuterike dhe sistemi operativ, që bën ndërmjetësimin e software-ve me hardware-in.• Java është një ndër gjuhët e programimit më të rëndësishme në tregun e zhvillimit të programimeve dhe dy përparësitë më të rëndësishme të saj janë: zbatimi i programeve në Java në makina (hardware) të ndryshme dhe një qasje e orientuar në objekt, që e bën më të lehtë modelimin e botës reale.• Lloje primitive në Java janë: 4 lloje të dhënash që ruajnë një numër të plotë: byte, short, int, long; 2 lloje të dhënash që ruajnë një numër dhjetor (me presje): double, float; 1 lloj e dhëne për të ruajtur një shenjë të vetme alfanumerike: char; 1 lloj e dhëne për të ruajtur një vlerë logjike, e vërtetë (true) ose e gabuar (false): boolean.• Edhe në Java, si në çdo gjuhë programimi, baza për zgjidhjen e problemeve qëndron në përdorimin e kushteve të kontrollit: If...else, swich...case, do...while, while dhe for.• Metodat janë funksione në Java, të cilat tregojnë veprimet e ndryshme që një objekt mund të kryejë. Metodat janë të përbëra nga dy përbërës kryesorë që janë: prototipi dhe trupi i metodës. • Në Java programuesi mund të krijojë një klasë të re, e cila mbështetet në një klasë ekzistuese dhe trashëgon disa veçori të saj, siç janë variablat dhe metodat publike të klasës. Kjo shpreh pikërisht konceptin e trashëgimisë në Java, që funksionon në të njëjtën mënyrë si trashëgimia e tipareve njerëzore nga prindërit te fëmija. • Për të krijuar objektet nga një klasë, përdoret një metodë specifike që quhet konstruktorë. Në ndryshim nga metodat e tjera që një klasë mund të ketë, konstruktori në Java ka karakteristikat e mëposhtme: • Çdo klasë në Java ka një konstruktor, të specifikuar ose jo nga programuesi. • Nëse konstruktori nuk është i specifikuar nga programuesi, ai thirret automatikisht gjatë ndërtimit të një objekti të ri.• Konstruktori duhet të ketë të njëjtin emër me klasën. • Konstruktori nuk kthen asnjë lloj.5.7 Përsëritje96

