Page 10 - Demo
P. 10


                                    TË LEXUARITTEKSTET PËRSHKRUESETekstet përshkruese janë tekste në të cilat përshkruhen karakteristikat dhe tiparet e njerëzve (dhe të veprimtarive të tyre), të objekteve, vendeve (peizazheve, dukurive), mjediseve etj. Përshkrimi duhet të jetë i pasur dhe me detaje të shumta, me qëllim që ajo që po përshkruhet të bëhet tepër e qartë dhe thuajse e dukshme para syve të lexuesit. Kështu, përshkrimi mund të jetë objektiv ose subjektiv.Kemi të bëjmë me përshkrim objektiv, kur përshkruhen në mënyrë teknike ose shkencore, dukuri apo gjësende të ndryshme. Ndërsa, kur përshkrimi realizohet nisur nga këndvështrimi dhe përshtypjet personale e ndjenjat e tekstshkruesit, kemi të bëjmë me përshkrim subjektiv. Tekstet përshkruese mund të jenë të mëvetësishme, por mund të përdoren edhe si pjesë e teksteve të llojeve të tjera, që nuk mund të qëndrojnë pa praninë e sekuencave përshkruese.Karakteristikat strukturore të tekstit përshkrues Struktura tipike e tekstit përshkrues përbëhet nga identifikimi i personit/personalitetit, objektit, mjedisit, dukurisë që po përshkruhet dhe përshkrimi i pjesëve përbërëse (cilësive ose tipareve të tij/saj). Përshkrimi mund të strukturohet duke kaluar nga një aspekt i përgjithshëm te detajet e veçanta. Për ta identifikuar atë që po përshkruhet, mund të na vijnë në ndihmë titulli, nëntitulli dhe paragrafi i parë i tekstit. Struktura e një teksti që përshkruan një person/personazh/personalitet ka si rregull të dhëna që tregojnë se cili është ai/ajo që po përshkruhet dhe më tej në tekst përvijohen me detaje cilësitë fizike, shpirtërore, intelektuale. Kur përshkruhen cilësitë fizike, teksti jep të dhëna rreth dukjes, përmasave trupore, gjendjes fizike të njeriut që po përshkruhet. Gjithashtu, mund të përshkruhen edhe veshja dhe qëndrimi i këtij njeriu. Ndërsa, kur përshkruhen cilësitë morale jepen me detaje aspektet e personalitetit të njeriut që e bëjnë atë të veçantë, vlerat e tij morale dhe pikëpamjet që ka për jetën e botën.Një tekst që përshkruan një njeri, personazh apo personalitet mund të strukturohet duke u ndalur te këto pika e detaje:Paraqitja e personit: Kush është? Çfarë moshe ka? Me çfarë merret? Përshkrimi i paraqitjes së jashtme: gjatësia, fytyra, flokët, tiparet fizike të trupit.Përshkrimi i veshjes që mban zakonisht ky njeri.Përshkrimi i karakterit, i humorit, i gjendjes shpirtërore.Përshkrimi i disa cilësive dhe të metave. Përshkrimi i sjelljes dhe i zakoneve në situata të ndryshme. Karakteristika gjuhësore e stilistike të teksteve përshkruese Përdorimi i mbiemrave që shënojnë cilësitë e tiparet e personit/personazhit që po përshkruhet.8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14