Page 100 - Demo
P. 100
TË FOLURITTë folurit për të informuar Në thelbin e vet të folurit për të informuar është një ligjëratë që prezanton një temë të caktuar. Nëpërmjet saj përcillen njohuri, shpjegime, këshilla, parashikime dhe ide që i drejtohen dëgjuesit, si në rastet: kur paralajmëron dikë për kalimin e rrugës, kur përshkruan një situatë të rrezikshme, kur orienton dikë për rregullat në pishinë, kur shpjegon se për çfarë bëhet fjalë etj.Të folurit për të informuar ndryshon nga të folurit bindës, por nuk është e lehtë të vendosësh një vijë të qartë dallimi midis të folurit për të informuar dhe atij bindës. Informacioni i mirë ka një prirje të fortë për të qenë bindës dhe bindja mbështetet në informacione të mira. Kështu që të folurit për të informuar dhe të folurit bindës mund edhe të mbivendosen. Nëse përpiqesh të anashkalosh qëllimin e ligjëratës informuese në mënyrë që të mbjellësh një farë bindëse, dëgjuesit do ta vënë re. TË FOLURIT PËR TË INFORMUAR DHE TË FOLURIT PËR TË BINDUR Këshilla rreth të folurit për të informuarAnalizoni auditorin: Çfarë duhet të dijë audienca?Marrim një shembull nga fusha e mjekësisë, për shembull klonimin e njeriut. Në këtë rast, mendohet se dëgjuesit me siguri i njohin bazat e ADN-së. Nga ana tjetër, duhet të parashikohet që ata mund të mos jenë aq të përgatitur në fushën e terminologjisë së inxhinierisë biomjekësore, prandaj konceptet themelore të kësaj fushe duhet të shpjegohen. Përdorni gjuhën e duhur: Cili është stili i duhur për të informuar këtë publik?Nëse auditori nuk i njeh termat teknikë, duhet shmangur përdorimi i tyre ose duhen prezantuar me një shpjegim sa më të thjeshtë që të kuptohen.Shpjegoni rëndësinë e temës: Përse duhet ta dëgjojë publiku? A do ta përmirësojë informacioni që po jepni jetën e tyre në mënyrë kuptimplotë? Me një audiencë që nuk e njeh temën, folësi duhet të krijojë një lidhje midis temës dhe interesave të tyre. Një folës, i cili njeh dhe pranon interesin e publikut për temën, mund të ndajë me të interesa të ngjashëm.98

