Page 101 - Demo
P. 101
Rrëfeni dhe mbani parasysh: Si mësojnë shumica e njerëzve, duke e bërë vetë diçka apo duke e parë? Supozojmë se folësi do të mbajë një ligjëratë për shiun acid dhe për ndotjen e mjedisit prej tij. Ai mund të jetë i qartë në vetvete, por mund të mos ketë aq ndikim te dëgjuesit. Për të ndikuar në të kuptuarit e informacionit, ai duhet ta shoqërojë dhe ilustrojë ligjëratën e tij me fotografi, me pajisje laboratorike dhe me mjete të tjera të nevojshme. Vetëm në këtë mënyrë ligjërata e tij do të jetë e suksesshme. Tregohuni specifikë: A duhet të përdoren shumë detaje?Të folurit për të informuar lulëzon kur përdorim shumë detaje. Për shembull, nëse do të flisni për thurjen e shportës, theksoni llojet e materialeve që mund të përdoren, ose llojet e materialeve që nuk mund të përdoren për prodhimin e saj. Po ashtu, ndaluni te cilësitë e tyre dhe përshkruajini sa më saktë. Publikut i bëjnë përshtypje detajet, por kini kujdes që të mos e teproni, sepse shpërqendrohet vëmendja dhe çështja kryesore e ligjëratës suaj nuk zë më vendin e duhur. Skema bazë e një ligjërate për të informuarA. Paraqitja Prezantoni temën. Tregoni një ndodhi (gazmore nëse është e mundur) që lidhet me temën. Shpjegoni se përse është e rëndësishme kjo temë. Qartësoni mesazhin që do të përcillni. Prezantoni çështjet kryesore të ligjëratës suaj.B. Shtjellimi i ligjëratës Çështja e parë Shpjegoni pikën e parë të çështjes që do të trajtoni. Zgjeroni informacionin, pasi ndihmoni audiencën të kuptojë çështjen. Jepni dëshmi të mjaftueshme që mbështetin çështjen. Përfundoni duke ndikuar te dëgjuesit, përmes ftesës për reflektim rreth çështjes. Kalimi në çështjen tjetër... Prezantoni informacionin e pikës së parë të kësaj çështjeje. Zgjerojeni informacionin, duke e bërë atë sa më të kuptueshëm. Jepni dëshmi të mjaftueshme që mbështetin çështjen. Përfundoni dhe ndikoni tek audienca duke i zgjuar imagjinatën.Kujtohuni që nuk duhet t’i bindni dëgjuesit të ndërmarrin një veprim, as të klasifikojnë diçka në “të mirë” ose “të keqe” (i takon të folurit bindës). Thjesht duhet t’u bëni me dije faktet, duke i lejuar që t’i nxjerrin vetë përfundimet.C. Mbyllja Flisni sërish në mënyrë të përmbledhur rreth informacionit që përcollët për çdo çështje. Mirëprisni pyetjet e audiencës.SO2 H2SO4NOx HNO3SO2 NOx NOx 99

