Page 103 - Demo
P. 103
DREJTSHKRIMNyjat qëndrojnë në ballë të disa fjalëve dhe shkruhen të ndara prej tyre. Ato i shërbejnë fjalës, kryesisht për formimin e trajtave të ndryshme të saj, si për shembull, ndërtimin e rasës gjinore etj., por në disa raste shërbejnë për të formuar fjalë të reja.Le të krahasojmë këto dy funksione të saj: Pushimit të gjatë të fundjavës së nxehtë iu shtua edhe festa e së hënës.Në këtë fjali vërejmë përdorimin e disa nyjave, por le të qëndrojmë te dy të fundit që i prijnë fjalës “e hënë”: nyja “e” dhe nyja “të”. Nyja e parë, “e”, është nyje e rasës gjinore, e cila shërben për të lidhur emrat “festë” dhe “e hënë”, pra ajo nuk shërben për të krijuar një fjalë të re, por për ta çuar emrin në një rasë të caktuar. Nyja e dytë, “së”, i përket emrit “e hënë”, sepse ky është një emër me nyjë; pra nyja shërben për krijimin e një fjale. Po kështu, te fjalëformimi me nyjëzim vëmë re: mirë - i/e mirë; bardh - i/e bardhë; rrëzuar - i/e rrëzuar etj. Trajta e nyjës ndryshon në varësi të emrit që prin dhe jo të atij që e ndjek. Në shembujt e sjellë më poshtë kemi lidhjen e një emri të gjinisë mashkullore me një emër në gjininë femërore dhe anasjellas, por trajta e nyjës vendoset nga kategoritë gramatikore të fjalës që prin. libri i gjuhës – librin e gjuhësfaqja e librit – faqes së libritGjatë përdorimit të nyjës, duhen mbajtur parasysh rregullat e drejtshkrimit, veçanërisht për variantet të/së, që përmbledhtazi, po i sjellim në tabelën e mëposhtme, të konkretizuara me shembuj.RASTE TË PËRDORIMIT TË NYJAVE “TË” DHE “SË”Rregullat e drejtshkrimit ShembujKur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme “të”, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij:teksti i një kënge të kompozitorit të njohur;mëdyshja e këtij njeriu të ardhur nga largKur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emri të gjinisë mashkullore në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme “të” dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me nyjën e përparme “së”:përmbushja e vullnetit të gjyshit;përvjetori i Shpalljes së PavarësisëKur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës, përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm, mbiemri i dytë e të tjerët pas tij, marrin nyjën “të” e jo “së”:nënës së saj, të dashur e të dhimbshme;sjelljes së saj, të hijshme e të përkorë101

