Page 104 - Demo
P. 104


                                    Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga një ose disa mbiemra dhe nga një ose disa emra në gjinore, fjala përcaktuese e dytë e të tjerat pas saj marrin nyjën “të” e jo “së”:majës së thepisur të Korabit;bukurisë së papërshkueshme të ujëvarave të MirushesKur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, nga këta të fundit, i dyti e të tjerët marrin nyjën “së” e jo “të” në rastet kur këta përcaktojnë emrin në gjinore që ndodhet menjëherë para tyre; por në rastet kur këta përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, po atë që ndodhet para tij, shkruhen me nyjën “të” e jo “së”:pas vendosjes së masës së gjobës së parashikuar shtyrja e mbledhjes së radhës të kryesisë së KuvenditKur një emër femëror në rasën gjinore, numri njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur, që janë po në rasën gjinore, emri i dytë përcaktues e të tjerët pas tij marrin nyjën “të” e jo “së”:traditat e zonës së Mirditës, të Gjakovës, të Mbishkodrës e të mbarë GegërisëKur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjën “të” e jo “së”:në hyrje të sallës të leximitPërpara emrave femërorë të nyjshëm, në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja “së” për trajtën e shquar dhe nyja “të” për trajtën e pashquar: portreti i së panjohurës;portreti i një të panjohureKur pas një emri femëror ndeshen dy nyja të përparme të rasës gjinore të gjinisë femërore (së së) e para nga këto shkruhet “të”:pas pendesës të së bijës;pas ngjarjes të së hënësMidis emrave të gjinisë mashkullore që lakohen si emrat e gjinisë femërore (dajë, toskë, lalë, Pirro, Lekë etj.) dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata, pas rasës emërore të emrave të përcaktuar shkruhet nyja “i”, ndërsa në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja “së”: Pirroja i Epirit;Pirros së EpiritMbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri të gjinisë femërore, në rasën gjinore a dhanore të trajtës së pashquar të njëjësit, shkruhen me nyjën “të”, ndërsa kur vijnë pas një emri në trajtën e shquar, shkruhen me nyjën “së”:përgënjeshtrimi i një gazete të rëndësishme;përgënjeshtrimi i gazetës së rëndësishmeNë shkallën krahasore dhe në sipëroren e formuar me pjesëzën më, mbiemrat e nyjshëm që përcaktojnë një emër të gjinisë femërore, në të gjitha rasat e zhdrejta të njëjësit shkruhen me nyjën e përparme “të”, ndërsa kur ndodhen para emrit, shkruhen me nyjën “së”:shkelja e dispozitës më të rëndësishme;shkelja e më së rëndësishmes dispozitë Mbiemri i nyjshëm që ndjek një kundrinë të drejtë, të shprehur me një emër në kallëzore të shquar, merr nyjën “e”, kur është cilësor dhe nyjën “të” kur lidhet me kallëzuesin:zgjati duart e vogla;i kishte duart të ftohtaMbiemrat e nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e shquar të shumësit marrin nyjën “të” e jo “së”: pas përpjekjesh të shumta; prej punësh të kota102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108