Page 108 - Demo
P. 108


                                    TË LEXUARITTeksti argumentues është ai lloj teksti ku një qëndrim i caktuar mbështetet me argumente dhe prova, me qëllim bindjen e dëgjuesve ose të lexuesve. Tekstet argumentuese i hasim kur trajtohen tema që mund të kenë të bëjnë me situata historike ose sociale, me çështje praktike të përditshmërisë, me aktualitetin, me argumente teknike e profesionale, me ligjërimin politik etj.  Teknikat e shkrimit të një teksti argumentuesNë bazë të tekstit argumentues qëndron tema ose problemi rreth të cilit duhet mbajtur një qëndrim. Autori i tekstit më tej shpalos mendimin e tij rreth kësaj teme, pra tezën e tij. Me qëllim që t’i bindë lexuesit rreth vlefshmërisë së tezës së tij, autori paraqet prova dhe argumente në favor të tezës. Këto mund të jenë argumente që lidhen me përvoja personale ose me qëndrime të personaliteteve të fushave të caktuara. Për ta bërë më të plotë trajtesën argumentuese, autori mund të prezantojë edhe antitezën, pra tezën e kundërt me të tijën, të cilën e shoqëron po ashtu me argumentet përkatëse. Në fund ai i hedh poshtë argumentet e antitezës, duke ripohuar kështu vërtetësinë e argumenteve të tezës së tij. Në fund autori mbërrin në konkluzione, ku rithekson qëndrimin e tij (pra tezën) në lidhje me problemin e diskutuar. Struktura e teksteve argumentuese mund të skematizohet si në figurë:TEKSTET ARGUMENTUESEKujtojmëDisa lloje tekstesh argumentuese janë: ligjëratat e fjalimet politike e propagandistike, letrat e hapura, komentet, opinionet e artikujt publicistikë, esetë argumentuese, reklamat etj.Teksti argumentues është ai lloj teksti ku një qëndrim i caktuar mbështetet me argumente dhe prova, me qëllim bindjen e dëgjuesve ose të lexuesve. Tekstet argumentuese i hasim kur trajtohen tema që mund të kenë të bëjë me situata historike ose sociale, me çështje praktike të përditshmërisë, me aktualitetin, me argumente teknike e profesionale, me ligjërimin politik etj. Tema/ ProblemiParashtrimi i tezësArgumente që mbështesin tezënParashtrimi i antitezësArgumente që mbështesin antitezënHedhja poshtë e argumenteve pro antitezësPërfundimet106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112