Page 109 - Demo
P. 109
Struktura ku teza nuk përfshihet, pasi ajo nënkuptohet nga argumentet që parashtrohen. Teksti mbyllet me hedhjen poshtë të argumenteve pro antitezës.Tema/ ProblemiArgumente që mbështesin tezënParashtrimi i antitezësArgumente që mbështesin antitezënHedhja poshtë e argumenteve pro antitezësStruktura ku argumentet në mbështetje të tezës mungojnë. Në këtë rast teksti paraqet vetëm argumentet në mbështetje të antitezës, të cilët më pas i hedh poshtë (argumentim “kundërshtues”).Tema/ Problemi Teza Parashtrimi i antitezësArgumente që mbështesin antitezënHedhja poshtë e argumenteve pro antitezësPërfundimetStruktura ku antiteza mungon. Teksti paraqet vetëm qëndrimin e autorit, pa u ndalur dhe pa shqyrtuar antitezën (argumentim pohues). Rrjedhimisht, në tekstin me këtë lloj strukture nuk ka as argumente që mbështesin antitezën. Tema/ Problemi Teza Argumente që mbështesin tezën Përfundimet Karakteristikat strukturore të tekstit argumentuesTipikisht, tekstet argumentuese kanë strukturën që përmendëm më lart, por ato mund të strukturohen edhe sipas skemave që vijojnë.Në çdo rast është autori që përzgjedh njërën apo tjetrën strukturë të tekstit për të argumentuar qëndrimin e tij. 107

