Page 11 - Demo
P. 11


                                     Përdorimi i foljeve në kohën e tashme ose në të pakryerën, për të treguar dukuri e tipare që zgjasin në kohë. Përdorimi i ndajfoljeve dhe i lokucioneve ndajfoljore, kryesisht për të përshkruar aspektin fizik të një njeriu dhe mënyrën se si sillet e mendon ai. Përdorimi i fjalëve, i frazave dhe i fjalive të larmishme për të përvijuar një imazh të qartë e të saktë të asaj që po përshkruhet.Përdorimi i krahasimeve dhe i metaforave që ndihmojnë lexuesin të krijojë imazhe të gjalla në mendjen e tij, sidomos në rastet e përshkrimeve subjektive.Përshkrimet objektive gjithashtu kërkojnë detaje të shumta, të cilat mund të shprehen edhe me anë të përdorimit të kursyer të figurave letrare.1 Lexoni tekstin për albanologun Robert Elsie dhe plotësoni skedat sipas shembullit të dhënë. Ndonëse në një intervistë të zhvilluar më 2008, në pyetjen: “Shumë lexues do të ishin kuriozë të dinin si ndodhi që një ‘kanadez’ si ju, të bëhej një nga përkthyesit më të njohur të shqipes”, Robert Elsie do të përgjigjej: “Nuk e mendoja kurrë që shqipja do të bëhej pasioni im”, ai qysh herët ia kishte mësyrë Shqipërisë, me kureshtjen e një të porsadiplomuari të shkëlqyer, me dëshirën e një të riu për të vëzhguar e gjurmuar dhe me pasionin e një studiuesi që ngarend pas të panjohurës. Kur Robert Elsie erdhi për herë të parë në Shqipëri më 1978 për qëllime studimore, ai ishte 27-vjeçar dhe e dinte gjuhën shqipe, e kishte mësuar në mënyrë autodidakte.Nga ajo kohë e deri në tetor të 2017-s, kur Robert Elsie iku nga kjo jetë, janë mbushur 40 vjet. Këto 40 vjet Robert Elsie i ka mbushur me shumë përkushtim, zell, punë, pasion, mbi të gjitha me shumë dashuri për shqiptarët, për gjuhën e kulturën e tyre, për të shkuarën e të tashmen e tyre. Këtë më së miri e dëshmojnë veprat e tij të botuara në gjuhën shqipe, por më të shumtat në gjuhë të huaja, në anglishte; këtë e dëshmojnë një numër i madh punimesh e artikujsh të botuar për çështje të ndryshme që lidhen me gjuhën shqipe, me letërsinë e shkruar e letërsinë gojore, me etnografinë, antropologjinë e mitologjinë, me figura e personalitete të botës shqiptare e të huaj, që janë marrë me gjuhën, me historinë dhe me kulturën shqiptare; e dëshmojnë gjurmimet e zbulimet për të kaluarën e jetës shpirtërore e materiale të shqiptarëve. Gjuha shqipe e kultura shqiptare, nuk kanë pasur misionar më të mirë për t’ia paraqitur ato botës me aq përkushtim e me aq vërtetësi.USH T R I M EKush përshkruhet? Robert Elsie. Mosha: I ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Me çfarë është marrë?Albanolog, studiues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. 9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15