Page 110 - Demo
P. 110


                                    Karakteristikat gjuhësore dhe stilistikeGjuha e teksteve argumentuese ndonjëherë mund të jetë emotive, për të ngjallur emocion dhe për ta shfrytëzuar këtë emocion në funksion të bindjes së audiencës.Tekstet argumentuese duhet të hartohen duke përdorur leksikun dhe regjistrin e duhur gjuhësor, në varësi të problemit a temës për të cilën po kryhet argumentimi. Foljet në tekste argumentuese përdoren zakonisht në kohën e tashme, nëse problemi lidhet me një çështje aktuale ose në kohën e kryer të thjeshtë nëse tema ka të bëjë me të shkuarën. Përdoren dendur foljet modale mund, duhet që tregojnë qëndrimin e folësit ndaj temës ose togje fjalësh që shprehin modalitet: është e mundshme, është e nevojshme, është e domosdoshme, është e udhës etj. Kur parashtrohen argumente që mbështesin tezën e autorit, me qëllim shprehjen e vërtetësisë së argumentit përdoren fjalë e shprehje, si: sigurisht, me siguri, domosdo, patjetër, pa fjalë, pa frikë, me çdo kusht, vërtet, në të vërtetë, ndoshta, kushedi, vetëkuptohet, siç duket, sipas të gjitha gjasave, pa dyshim, në fakt, me të drejtë, natyrisht etj.Për t’i renditur argumentet sipas një vije logjike mund të përdoren fjalë e shprehje, si: bie fjala, krahas kësaj, ndër të tjera, ndërkaq, në këto rrethana, nga njëra anë, nga ana tjetër, për pasojë, për shembull, përkundrazi, përveç kësaj, rrjedhimisht, së pari, së dyti, sidoqoftë, ta zëmë etj.Në varësi të argumenteve që parashtrohen në mbështetje të tezës ose të antitezës, teksti mund të ketë të ndërkallura fragmente me natyrë përshkruese, shpjeguese ose rrëfyese.Për të parashtruar argumente që mbështesin tezën mund të përdoren fjalë e shprehje, si: për shembull, por, sidoqoftë, në fakt, në të vërtetë, prandaj, për pasojë.Për të parashtruar argumentet që mbështesin antitezën mund të përdoren fjalë e shprehje, si: ndonjë mund të mendojë se..., përkundër kësaj..., për këtë fakt..., disa janë kundër kësaj ideje..., dikush mund të thotë se... etj. Për të hedhur poshtë argumentet në favor të antitezës, mund të përdoren formulime, si:Pasi i kemi shqyrtuar këto prova, nuk mund të jemi dakord me idenë se....; Argumenti i dhënë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me problemin... etj. Për hir të dhënies së argumenteve të besueshme, shpesh, citohen burime të besueshme ose shkencore. Citimet mund të jenë të drejtpërdrejta duke risjellë mes thonjëzash një fragment nga një burim tjetër, ose në formë të tërthortë, kur autori i referohet një burimi duke e perifrazuar atë. Referimi i burimeve të tjera është i domosdoshëm, veçanërisht kur argumentohet gjatë një artikulli shkencor apo kumtese shkencore. Për t’iu referuar veprave të të tjerëve për të përdorur citate prej tyre, mund të përdoren shprehje, si: sipas A.R.,...; për të cituar N.M.,...; A. G. na tregon se...; duke iu referuar...; V.S. argumenton se...; siç A. K. ka argumentuar/ pohuar/ shkruar/ diskutuar lidhur me këtë çështje... etj.108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114