Page 111 - Demo
P. 111
1 Në reklamën e mëposhtme janë përcaktuar elementet përbërëse të strukturës argumentuese. Përse autori nuk e ka përfshirë haptazi tezën e tij dhe cila është ajo?2 Gjeni fjalë dhe shprehje që autori i përdor për të parashtruar argumentet në mbështetje dhe kundër tezës së tij.3 Cilës fushë leksikore i përkasin fjalët e termat e këtij teksti? A është gjuhae përzgjedhur në përputhje me kërkesat e stilit të duhur?4 Si mendoni, cili është qëllimi dhe audienca për të cilën është shkruar ky tekst reklamues?5 Përmblidhni me nga një fjali secilin nga argumentet që autori ka paraqitur në mbështetje të tezës së tij.6 A janë bindëse argumentet që lexuat? Cila do të ishte zgjedhja juaj, përprodukte me bazë kimikatesh apo për produkte natyrale?7 A ju duket i ekzagjeruar ndonjë nga argumentet e dhëna? Si mendoni, aka ndonjë pasaktësi teksti?8 Shkruani një tekst argumentues sipas skemës së mëposhtme. Kërkoni informacione në internet ose në literaturë për të paraqitur argumente sa më të qëndrueshme në mbështetje të tezës suaj.Tema/ Problemi Teza Argumente që mbështesin tezën Përfundimet9 Gjeni tekstin e një fjalimi të një politikani në fushatë elektorale dhe thoni se mbi cilën strukturë është hartuar ky fjalim. A ka më tepër argumente në mbështetje të një teze apo të një antiteze? Gjuha i përket stilit tëveprimtarisë politiko-shoqërore apo veprimtarisë juridiko-administrative?A mban ky fjalim gjurmë të ligjërimit të shkujdesur që del jashtë normës letrare? Ilustroni përgjigjet tuaja me referenca nga teksti.USH T R I M E109

