Page 112 - Demo
P. 112
10 Si mendoni, përse autori nuk ka përdorur citime apo burime të tjera në këtë tekst?Produkte natyrale apo kimike për përkujdesjen e fytyrësNëse keni dy produkte, një produkt natyral dhe një produkt me përmbajtje kimikatesh, ndonjëherë e keni të vështirë që të zgjidhni njërin prej tyre. Ndonjë mund të mendojë se këto produkte janë të ngjashme për nga efekti që sjellin dhe ju krijojnë të njëjtën ndjesi kur i aplikoni në fytyrë. Ndryshe nga produktet natyrale për përkujdesjen e lëkurës, produktet kimike përbëhen nga lloje të ndryshme kimikatesh dhe përbërësish sintetikë. Pavarësisht faktit se disa kimikate i bëjnë që të jenë të efektshme, në të vërtetë ato rrisin gjasat për alergji të lëkurës, irritime dhe efekte anësore. Këto kimikate, janë tepër gërryese, sidomos për njerëzit me lëkurë të ndjeshme.Prandaj, shpesh më shumë shkaktohet dëm, sesa bëhet mirë. Po ashtu, nëse përdorni kimikate vazhdimisht, jeni në rrezik për t’u plakur para kohe. Përbërësit toksikë, që nuk janë të pranishëm në produktet natyrale të përkujdesjes së fytyrës, gjenden me shumicë në produktet kimike dhe bëjnë që lëkura të prishet e të varet, pasi humbet elementet natyrore të ripërtëritjes. Në fakt, produktet jonatyrale mund të shkaktojnë edhe akne. Shumë produkte kimike të përdorura në linjat e përkujdesjes jonatyrale të lëkurës mund të shkaktojnë papastërti. Përbërës të tyre të zakonshëm, si vaji mineral, mund të shkaktojnë njolla në lëkurë dhe plakje të hershme. Nga ana tjetër, produktet natyrale për përkujdesin e fytyrës përbëhen nga përbërës joartificialë, si vajra natyrale, bimë (si alga deti, çaj jeshil), ekstrakte dhe acide frutash. Këto produkte njihen për aftësinë e trajtimit të efektshëm të fytyrës dhe ushqyerjen e saj. Shumica e produkteve natyrale kanë antioksidantë të fuqishëm e ngadalësojnë procesin e plakjes dhe ju ndihmojnë që të keni një lëkurë të shëndetshme.Përkujdesja për fytyrën që rrjedh nga natyra është një nga mënyrat më të mira për ta pasur dhe për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe rrezëllitëse. Ndaj zgjidhni vetëm produkte natyrale pranë dyqanit tonë “Në përkëdhelitë e natyrës”.Tema/ ProblemiArgumente që mbështesin antitezënParashtrimi i antitezësArgumente që mbështesin tezënArgumente që mbështesin tezënArgumente që mbështesin tezënPërfundimet110

