Page 115 - Demo
P. 115
Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve që vijon.1 Cila është teza e këtij teksti? Po antiteza? Ofrohen më tepër argumentembështetëse për tezën apo për antitezën?2 Cila është struktura mbi të cilën është ndërtuar ky tekst argumentues?3 Si e gjykoni përdorimin e citimeve në këtë tekst? Si përkon kjo përzgjedhje eautorit me llojin e tekstit?4 Cila është audienca e synuar e këtij teksti?5 Përmendni të paktën tri argumente që mbështesin idenë se “Meshari” është një vepër e hartuar nga Gjon Buzuku dhe jo thjesht e përkthyer prej tij.6 Si realizohet përfundimi i tekstit?7 Për citimin e dhënë më poshtë, cili është parafrazimi më i saktë? Argumentonipërgjigjen tuaj.“Në të vërtetë, në lutjet e ‘Mesharit’ ndihet shumë ndikimi i tekstit latin, qoftë në leksik, qoftë në shtjellim, kështu që më shumë përngjajnë me një skicë, sesa me një përkthim të vërtetë e të mëvetësishëm. Për këtë arsye pas një analize të vëmendshme të ‘Mesharit’, nuk më bind mendimi i Çabejit se i gjithë ky libër është vepër individuale e një autori (shkrimtari) të vetëm.” a. Camaj i mëshon idesë se ndikimi i tekstit latin është më i dukshëm si për nga rrafshi leksikor, ashtu edhe për nga hartimi i “Mesharit”, prandaj lutjet e librit më tepër i ngjajnë si një skicë e lutjeve latinisht, sesa si një përkthim i njëmendtë. Camaj shprehet se ideja e tij nuk përkon me mendimin e Çabejit se “Meshari” është vepër kryekëput individuale e Buzukut.b. Camaj pohon se për nga shtjellimi dhe leksiku vepra e “Mesharit” nuk duket të jetë vepër e një autori të vetëm, pasi lutjet e librit ngjajnë si skicim i lutjeve latine dhe jo si përkthim real.8 Parafrazoni këtë citim: “Meshari i Buzukut do parë si një vepër komplekse, në prozë, pak edhe në poezi, me përkthime, po edhe me pjesë origjinale ndofta edhe me tekste jo vetëm nga Buzuku, por edhe nga autorë të tjerë ose shqipërues, që mbeten anonimë, prej të cilëve Buzuku huazoi, por edhe u përpoq t’i adaptonte në shqipen që ai shkruante vetë”.USH T R I M E113

