Page 116 - Demo
P. 116
LEKSIKOLOGJILigjërimet e gjuhës shqipe nё tё dyja variantet e saj (tё shkruar dhe tё folur) janё: ligjërimi i shkujdesur, ligjërimi bisedor dhe ligjërimi libror. a. Unё hapa faqen qё mё duhej dhe fillova drejtpёrdrejt tё pёrshtatja nё tё folmet lokale bisedёn e krushqve dhe tё krushkave afёr mesit tё natёs.– Jam t’u hongёr still, – thotё krushku i parё nga Shpati. Medemek jam duke ngrёnё drekё.– Eni çish thua, moj? – pyeti krushku. – S’tё marr vesh se ç’mollois!b. Ja dhe shtëpia e Suzanës. Porsa të merrte vesh që kisha ardhur, ajo do të dilte me vrap dhe do të vërtitej rreth shtëpisë së babazotit gjersa të më takonte. Në vërtitjen e saj kishte diçka prej fluture dhe prej lejleku njëkohësisht. Ajo ishte më e madhe se unë, e hollë, me flokë të gjatë, që i krihte vazhdimisht në mënyra të ndryshme dhe të gjithë thoshin se qe e bukur. Përveç asaj, në lagjen e babazotit nuk kishte asnjë vajzë apo djalë tjetër të vogël. Prandaj Suzana gjithmonë priste me padurim ardhjen time. Ajo thoshte se mërzitej shumë midis të mëdhenjve. Ajo mërzitej në shtëpi duke qëndisur, LIGJËRIMET NЁ GJUHËN SHQIPELIGJËRIM I m.1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LIGJËROJ, LIGJËROHEM 2. gjuh. Gjuha e gjallë kur e flasim a e shkruajmë, gjuha në çastin e përdorimit të saj nga njerëzit. Gjuha dhe ligjërimi. Stili i ligjërimit. 3. gjuh. Variant i gjuhës me disa veçori dalluese, që përcaktohen nga rrethanat në të cilat bëhet kumtimi dhe nga qëllimi i kumtimit; stil i gjuhës; mënyrë të foluri; mënyra e shqiptimit në të folur. Ligjërimi letrar ligjërim i normëzuar që përdoret nga njerëzit e shkolluar, gjuhë letrare. Ligjërimi bisedor. Ligjërimi libror. Ligjërimi poetik. Ligjërimi i shkujdesur. Ligjërimi dialektor. Ligjërim tregimtar. Ligjërim i plotë (i lirë). Ligjërim i hollë (i trashë).(“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”)Gjuha ndryshon sipas situatёs sё komunikimit, e cila kushtёzon mёnyrёn e tё folurit e tё tё shkruarit. Ndryshe flasim me njerёzit nё familje, ndryshe me shokёt dhe ndryshe me mёsuesit nё shkollё. Secili prej nesh e pёrshtat gjuhёn e tij sipas situatave tё ndryshme tё komunikimit. me familjarët me autoritetet me miq e shokë114

