Page 117 - Demo
P. 117


                                    mërzitej te çezma dhe mërzitej kur hante bukë. Ajo mërzitej në mesditë, mërzitej në mbrëmje, bile dhe në mëngjes. Me një fjalë, mërzitej jashtëzakonisht. Këtë fjalë ajo e pëlqente shumë dhe e nxirrte nga goja me një kujdes të veçantë, sikur kishte frikë se mos e lëndonte padashur me dhëmbë apo me gjuhë...c. Mahir Domi, gjuhëtar erudit ka trajtuar shumë tema nga fusha e historisë së gjuhës, kulturës së gjuhës, probleme të gramatikës edhe disa çështje që lidhen me dialektologjinë apo toponimet dhe studimet e tyre, në të cilat pena e gjuhëtarit mjeshtër, intuita dhe filozofia e tij kanë arritur majat. Por, jashtë repertorit të punës së tij shkencore nuk ka mbetur as hartimi i fjalorëve terminologjikë, dy apo tri gjuhësh, sidomos shqip-rusisht-frëngjisht. Për të dëshmuar këtë kontribut të madh mjafton t’i hedhim një sy bibliografisë së veprës së tij. Natyrisht, një syri aq të mprehtë shkencor dhe një studiuesi që aq shumë e donte gjuhën shqipe nuk mund të mos i tërhiqnin vëmendjen edhe çështje të tilla, si: hartimi i teksteve të letërsisë shqipe, alfabeti i gjuhës sonë apo letërkëmbimet me albanologët e huaj.• Lexoni pjesёt e mёsipёrme dhe diskutoni pёr gjuhёn e pёrdorur nё secilёn prej tyre. Çfarё vini re?Nё secilin ligjërim, pёr tё shprehur tё njёjtin mendim përdorim fjalё tё ndryshme. Kёshtu, për shembull:nё ligjёrimin e shkujdesur themi: Ai iu zgërdhi në surrat.nё ligjёrimin bisedor: Ai iu ngërdhesh në fytyrë. nё ligjёrimin libror: Ai i bëri një grimasë.Ligjёrimi i shkujdesur ёshtё ligjёrimi i pёrditshёm i njerёzve tё profesioneve e krahinave tё ndryshme, qё nuk i pёrmbahen normёs sё gjuhёs standarde, e shtrembёrojnё ose e shkelin atё. Nga pikёpamja e zbatimit tё normёs, ky ligjёrim ёshtё shkalla mё e ulёt nё gjuhё. Karakteristikё e tij ёshtё pёrzierja me fjalё dhe shprehje dialektore. Përdoren mjete me ngjyrime tё theksuara emocionale, fjalё e shprehje tё nxjerra nga zhargonet dhe tё folmet profesionale. Shumё fjalё dhe shprehje tё ligjёrimit tё shkujdesur kanё ngjyrim tё fortё emocional, prandaj dallohen si mjete me shprehёsi tё lartё: Qafsha të gjithё! Ore, s’jua kam ngenë… Shqiptimi i fjalёve ёshtё i paplotё (shtadhjet nё vend tё shtatёdhjetё), togjet emërtuese shkurtohen (erdha me Kristalin nё vend tё erdha me autobusin e linjёs sё Kristalit) ka shumё përsëritje (i kam thёnё dhe i kam thёnё sa jam lodhur) ose kapërcime, vërehet përdorimi i pjesëzës s’ nё vend tё pjesëzës nuk, mbizotërojnë fjalë parazite, si: ashtu, d.m.th., lidhjet bashkërenditëse, ka zhvendosje tё rendit tё fjalёve. Epitetet, nofkat, mallkimet dhe sharjet pёrdoren shumё nё ligjёrimin e thjeshtё: katranos, gallaviti, pykё, tapё, kastravec, shtazё, kungull, mё la kimia, ia dha dhёmbёt nё dorё etj. Ligjërimi bisedor ёshtё varianti i gjuhёs standarde nё biseda tё lira. Ligjёrimi bisedor afron me ligjёrimin e thjeshtё, por shkarkohet vazhdimisht nga elementet dhe ndikimet dialektore dhe krahinore, përpunohet dhe përsoset duke synuar drejt normave tё standardit. Leksiku i ligjërimit bisedor pёrbёhet nga fjalë që i përdorim në jetën e përditshme, duke aktualizuar kuptimet  e zakonshme  të fjalëve. Kёshtu p.sh.: fjala operacion ka disa kuptime, por në jetën e përditshme është aktualizuar vetëm me kuptimin ndёrhyrje kirurgjikale.Nё ligjërimin bisedor përdoren frazeologjitë gjuhësore, pasthirrmat, fjalёt me prapashtesa zvogëluese, pёrkёdhelёse e pёrbuzёse. Shumica e fjalёve dhe e shprehjeve tё ligjёrimit bisedor lidhen me jetёn e pёrditshme dhe pёrdoren nё letёrsinё artistike, nё gazetari etj., por sidomos nё tё folur.115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121