Page 118 - Demo
P. 118
1 Lexoni karakteristikat e mёposhtme dhe tregoni në çdo rast se cilit ligjёrim ipёrkasin.a. Pёrdoren frazeologjitё gjuhёsore, pasthirrmat, fjalёt me prapashtesa zvogёluese, pёrkёdhelёse e pёrbuzёse.b. Ka edhe fjalё tё huaja e ndёrkombёtare, si termat e teknikёs, tё mjekёsisё, tё filozofisё, tё gjuhёsisё.c. Pёrdoren fjalё qё janё sinonime me fjalёt asnjanёse, por me ngjyrime kuptimore e emocionale tё veçanta.d. Pёrdoren mjete me ngjyrime tё theksuara emocionale, fjalё e shprehje shumё tё kufizuara tё nxjerra nga zhargonet dhe tё folmet profesionale.e. Nuk pёrdoren krahinorizmat, as fjalёt e zhargoneve.f. Pёrdoren fjalё dhe shprehje me ngjyrim tё fortё emocional, mallkime, sharje, epitete e nofka.2 Plotёsoni tabelёn duke vendosur pranё çdo grupi tё dhёnё fjalёsh sinonimin e tijnё ligjёrimin e shkujdesur, bisedor dhe libror.Ligjёrimi i shkujdesur Ligjёrimi bisedor Ligjёrimi librornuk e besojkatranoszhvilloj bisedimes’tё punon trurivdiqjap mendimia dha dhёmbёt nё dorёvarja atij (personi)s’ha pykёUSH T R I M EFjalёt e ligjërimit bisedor nё mё tё shumtёn e rasteve janё sinonime me fjalёt asnjanëse, porse me ngjyrime kuptimore e emocionale tё veçanta. Tё ligjёrimit bisedor janё për shembull, fjalё e shprehje tё tilla, si: kёndoj (lexoj), dёftej (tregoj), piqem (takohem), llafosem (bisedoj), zaptoj (pushtoj), bёj be (betohem), i marr hakun (hakmerrem) etj. Ligjёrimi libror karakterizohet nga fjalё tё zgjedhura, norma gjuhёsore ruhet mё shumё se nё ligjёrimet e tjera, prandaj çdo shkelje e saj ndihet menjёherё. Parapёlqehen format joveprore tё foljeve dhe ndёrtimet me formёn e pashtjelluar pёrcjellore. Shumё fjalё dhe shprehje tё leksikut abstrakt qё karakterizojnё kёtё ligjёrim pёrdoren edhe si terma nё fusha tё ndryshme tё shkencёs. Si rrjedhim, nё kёtё grup ka edhe fjalё tё huaja e ndёrkombёtare, si termat e teknikёs, tё mjekёsisё, tё filozofisё, tё gjuhёsisё etj.: radiologji, drejtshkrim, i kundërligjshëm, segment, vektor, materializёm, idealizёm etj. Nё leksikun e ligjёrimit libror nuk pёrdoren krahinorizmat e as fjalёt e zhargoneve. Ky leksik del nё vepra tё letёrsisё artistike, nё shkrime politiko-shoqёrore, zyrtare, tё gazetarisё, nё studime shkencore, nё raporte, fjalime, diskutime etj.Ligjёrimet nё gjuhёn shqipe nuk kanё kufi tё prerё ndёrmjet tyre, sepse disa mjete gjuhёsore kalojnё nga njё ligjёrim nё tjetrin. Ligjёrimet zhvillohen dhe ndryshojnё, ashtu si vetё gjuha, e cila zhvillohet dhe ndryshon vazhdimisht.116

