Page 119 - Demo
P. 119
1 Lexoni karakteristikat e mёposhtme dhe tregoni në çdo rast se cilit ligjёrim ipёrkasin.a. Pёrdoren frazeologjitё gjuhёsore, pasthirrmat, fjalёt me prapashtesa zvogёluese, pёrkёdhelёse e pёrbuzёse.b. Ka edhe fjalё tё huaja e ndёrkombёtare, si termat e teknikёs, tё mjekёsisё, tё filozofisё, tё gjuhёsisё.c. Pёrdoren fjalё qё janё sinonime me fjalёt asnjanёse, por me ngjyrime kuptimore e emocionale tё veçanta.d. Pёrdoren mjete me ngjyrime tё theksuara emocionale, fjalё e shprehje shumё tё kufizuara tё nxjerra nga zhargonet dhe tё folmet profesionale.e. Nuk pёrdoren krahinorizmat, as fjalёt e zhargoneve.f. Pёrdoren fjalё dhe shprehje me ngjyrim tё fortё emocional, mallkime, sharje, epitete e nofka.2 Plotёsoni tabelёn duke vendosur pranё çdo grupi tё dhёnё fjalёsh sinonimin e tijnё ligjёrimin e shkujdesur, bisedor dhe libror.Ligjёrimi i shkujdesur Ligjёrimi bisedor Ligjёrimi librornuk e besojkatranoszhvilloj bisedimes’tё punon trurivdiqjap mendimia dha dhёmbёt nё dorёvarja atij (personi)s’ha pykёUSH T R I M E3 Cilit ligjёrim i pёrkasin fjalitё e mёposhtme?Poezia ndërthur figura letrare siç janë: rima, metafora, krahasimi, hiperbola etj.Ajo kimia na hutoi fare nё provimin e sotёm.Mbarova nga koka e nuk jam pёr gjё sot.Kimia është ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit, të vetive të materies dhe transformimeve të saj.E kёshtu ёshtё, kur s’tё punon truri pёr tё gjetur shembuj.Veshjet popullore janë, pa dyshim, një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale.4 Fjalёt e mёposhtme pёrdorini nё situata tё tri ligjёrimeve. Çfarё vini re?operacioni, rrёnja, dega, truri, dora5 Gjeni disa shprehje frazeologjike qё i pёrkasin ligjёrimit tё thjeshtё dheatij bisedor. Pёrdorini nё situata dhe tregoni disa karakteristika tё kёtyreligjёrimeve.6 Fjalitё e mёposhtme janё tё ligjёrimit tё shkujdesur. Shkruajini ato nё ligjёriminbisedor. vdiqa pёr bukё ёshtё i tmerrshёm nё matematikё ёshtё antike fare mbarova nga koka 7 Cilit ligjёrim i pёrkasin paragrafёt qё vijojnё?a) Libri pёr Eqrem Çabejn i bie nё duar lexuesit shqiptar nё njё kohё qё i duhet mё shumё se kurrё. Sepse nё orёt plot trysni tё njё kombi, atёherё kur dikush rreket t’i sulmojё themelitё: gjuhёn, kulturёn, artin dhe mendёsinё e tij, figura tё tilla si ajo e Eqrem Çabejt ndriçohen edhe mё fort, njёlloj siç ndriçohen prej vetёtimave nё kohё furtune malet e larta… Ai u mor tёrё jetёn me njё nga pёrmasat mё tё gjera, mё madhёshtore e mё misterioze tё jetёs sonё: gjuhёn.b) – Unё po shkoj, – tha ai. – Po mё vjen nё majё tё hundёs me tёrё kёto teorira. Po, po, kjo ёshtё e vetmja mёnyrё pёr ta ndaluar Piterin tё mos i bjerё mё kёtij avazi.c) Nuk kishin kaluar as dy minuta lojё, kur Festimi ngriti tё dyja duart lart dhe thirri:– Penallt! Penallt!– Jo, s’qe penallt, qafsha tё gjithё!– Ee qe apo s’qe? – e pyeti ai disa herё xha Malon qё nuk e kishte fare mendjen te loja.– Mjaft, or ti! S’e shikon qё s’jua kam ngenё tani? – iu pёrgjigj xha Malua.8 Ndёrtoni tri tekste tё shkurtra me tipare tё ligjёrimit tё shkujdesur, bisedor dhelibror. Çfarё vini re? Diskutoni.117

