Page 12 - Demo
P. 12
Robert Elsie jo me shumë dëshirë ka biseduar me gazetarë, prandaj nuk është i madh numri i intervistave të zhvilluara me ta. Në intervistat e tij, nga gazetarët nuk janë shmangur edhe pyetje që lidhen me shqipen e sotme standarde. Kurdoherë ai ka mbajtur qëndrimin që pritet gjithmonë prej një të huaji, që është dëshmuar me punën e tij si dashamirës i madh i pasurisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve. Kështu në pyetjen e një gazetareje se ç’mendim kishte për përplasjet e mendimeve lidhur me rishikimin e Kongresit të Drejtshkrimit, ai do të përgjigjej: “Kjo është punë e shqiptarëve që të vendosin për gjuhën e tyre. Kuptoj që zhvillimi historik ka çuar që toskërishtja të sundonte pak më shumë në një kohë kur shumica ishin gegë dhe kjo krijon sot një problem, por gjithsesi gjuha standarde ekziston dhe duhet për një komunikim të përbashkët, por në fund është puna e shqiptarëve që të vendosin se si ta konkretizojnë këtë gjuhë.” Robert Elsie i deshi shqiptarët dhe tokën e tyre, i deshi gjuhën e historinë e tyre, i deshi të shkruarën e të pashkruarën për ta, i deshi këngën e vajin e tyre, i deshi ndershmërinë e ashpërsinë e tyre. Për ta la pasuri të madhe e të paçmueshme kulturore, vlera e kuptimi i së cilës do të shumëfishohen nëpër kohë. Ai ka marrë më vete edhe shumë nga ato që kish për të na i dhënë e për të na i thënë. Albanologjia është varfëruar me ikjen nga kjo jetë e një studiuesi të mençur, të ditur e të përkorë dhe një dashamirësi fisnik e të rrallë të gjuhës shqipe e të folësve të saj.(Shefkie Islamaj, gjuhëtare)2 Gjeni dhe nënvizoni në tekstin e mësipërm ato pjesë të tij ku përshkruhen cilësitë morale, sjellja dhe zakonet e Robert Elsie-t.3 Si mendoni, përse mungon përshkrimi i tipareve fizike të albanologut?4 Argumentoni nëse përshkrimi në tekstin për R. Elsie-n është objektiv apo subjektiv. 5 Cilat karakteristika gjuhësore e stilistike të teksteve përshkruese shfaqen në tekstin e mësipërm. 6 Përshkruani një studiues ose personazh publik, pasi të keni kërkuar në internet informacione për të dhe karrierën e tij.Përshkrimi i sjelljes e zakoneve në situata të ndryshme - Nuk i pëlqenin intervistat me gazetarët.Përshkrimi i karakterit, i cilësive moraleI përkushtuar, i zellshëm, Me dëshirë për të vëzhguar e gjurmuar; 10

