Page 120 - Demo
P. 120


                                    TË DËGJUARIT1. Komentoni titullin e intervistës që do të dëgjoni: “Gjuha shqipe një nga makinat më të përsosura të Evropës”.2. Dëgjoni të fragmentuar intervistën e Ismail Kadaresë mbi Kongresin e Drejtshkrimit.Dëgjim 1 Pyetje 1: Zoti Kadare, çfarë vlere ka për ju sot Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe? Sipas jush, cili ka qenë roli i tij në historinë e gjuhës shqipe? Ismail Kadare: Mendoj se për këtë kongres po bëhen shumë spekulime. Nga njëra anë, sigurisht, ka qenë rritja e rëndësisë së tij ose glorifikimi i tij nga pushteti, nga regjimi komunist në Shqipëri. Nga ana tjetër, ka qenë një mohim i tij total, duke e quajtur si një manipulim të regjimit. Mendoj se e vërteta është midis të dyjave. Kongresi i Drejtshkrimit nuk është as një gjë për t’i ngritur monument, për ta glorifikuar, por nuk është as edhe një gjë që duhet mallkuar, që duhet rrëzuar.Po ju, çfarë mendimi keni për Kongresin e Drejtshkrimit?Dëgjim 2 Pyetje 2: A mendoni se Kongresi ka vendosur kufizime për ndonjërin nga dialektet? Ismail Kadare: Besoj se nuk mund të flitet me terma kaq të prerë. Kongresi, siç thashë, është në vazhdim të një prirjeje të vjetër, gati shekullore, që gjuha shqipe, ashtu si gjuhët e tjera evropiane, të shkojë drejt njësimit. Pra, është një aspiratë e vjetër, e natyrshme, në harmoni, e detyrueshme e një kulture. Në Shqipëri nuk u bë asgjë e jashtëzakonshme. Përkundrazi, u bë ajo që është bërë në të gjitha vendet evropiane. STUDIM TEKSTESH TË DËGJUARA118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124