Page 121 - Demo
P. 121


                                    Pra, Kongresi është një nga forumet që ka marrë pjesë në këtë gjë. Partia Komuniste donte të merrte patronazhin e saj, të merrte lavdinë, se është ajo që e krijoi gjuhën e njësuar shqipe, gjë që s’është e vërtetë. Sepse gjuhën e njësuar nuk e krijon kurrë një regjim politik, një parti ose një diktaturë. Por ajo e mori në patronazh dhe u sugjestionuan të gjithë, duke e pranuar këtë mashtrim. Në të vërtetë, duke qenë në ndikim të regjimit, në Kongres u bënë edhe gabime, por jo të asaj natyre dramatike ose tragjike sa për ta mohuar atë dhe për ta rikthyer procesin gjuhësor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do të ishte një humbje e jashtëzakonshme për kulturën shqiptare. Gabimet që u bënë, pra, nuk janë të asaj peshe që mund të përligjin një kthim prapa. Kthimi prapa do të ishte vërtet një dramë e rëndë për kulturën shqiptare, do të krijonte probleme të jashtëzakonshme, të cilat do të donin edhe gjysmë shekulli tjetër për t’u zgjidhur.Cili është komenti juaj në lidhje me këtë përgjigje të Ismail Kadaresë?Dëgjim 3 Pyetje 3: Cilat janë ato gabime që u bënë në Kongres për të cilat po flisni, zoti Kadare? Ismail Kadare: Gabimet që u bënë në Kongres kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq, ka pasur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin në çdo mënyrë që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes. Në mënyrë gati tinëzare, duke bërë sikur harruan, duke bërë sikur iu shpëtoi, duke bërë sikur nuk iu ra në sy, lanë jashtë fjalorit që u hartua fill pas Kongresit të Drejtshkrimit, një pjesë të madhe të pasurisë gjuhësore. Kurse në sistemin sintaksor, në bazat e strukturës së gjuhës, nuk besoj se u bënë gabime dramatike.Natyrisht, ka gjëra për t’u korrigjuar. Bashkë me qortimin e këtyre, do të qortohej edhe ajo ana meskine, sepse në çdo mënyrë u përpoqën ta denigronin pasurinë, sidomos të shkrimtarëve katolikë të Veriut. Pra, bashkë me këtë korrigjim, për të cilin unë mendoj se është korrigjim themelor që duhet bërë, mund të rishikohen disa nga rregullat të cilat janë vendosur ndoshta jo drejt. Kjo gjë mund të bëhet dhe duhet të bëhet. Është gjë e natyrshme. Në çdo vend, në Greqi, për shembull, pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë bërë reforma gjuhësore. Dy vjet më parë, në Gjermani u rishikuan disa rregulla ortografike pas një polemike 10-vjeçare. Një gjuhë e madhe si gjermanishtja, e kristalizuar gjatë shekujve, përsëri, herë pas here, e lyp nevoja dhe diçka ndryshohet. S’ka asgjë të panatyrshme në këtë gjë. Por në gjuhën shqipe, në bazën e saj nuk ka gjëra themelore për t’u rishikuar. Gjuha shqipe është një bazë e strukturuar që askush nuk mund t’i prishë natyrën e saj.Mendoni se ka ardhur koha për një reformë në çështje të standardit të gjuhës shqipe? Ku pajtoheni me Kadarenë? Çfarë do të shtonit në lidhje me këtë?Dëgjim 4 Pyetje: Ju jeni njëri nga shkrimtarët që keni ndikuar në pasurimin e leksikut të shqipes me fjalë e forma të reja dhe këtë e keni bërë edhe në kohën e regjimit komunist. Në ç’formë është pasqyruar ndikimi i politikës zyrtare të asaj kohe në politikën gjuhësore dhe në atë letrare?Ismail Kadare: Unë mendoj se te gjuha e shkrimtarëve regjimi nuk duhet të lozte asnjë rol. Nuk mund të justifikohen shkrimtarët shqiptarë e të thonë: unë pata gjuhë të varfër, sepse më varfëroi regjimi. Ky është një mashtrim, një sharlatanizëm. Ne shkrimtarët kemi përgjegjësi për gjërat tona, regjimi ka përgjegjësi për gjërat e veta. Ne nuk mund të ankohemi se regjimi na prishi gjuhën. Lidhur me atë se atij iu ndalua njëri dialekt, ai i gegërishtes në kohën e komunizmit, kjo ka qenë më tepër dinake, sepse stimulohej në çdo mënyrë që është mirë të shkruhet me këtë tjetrin dialekt nga shkrimtarët, kurse për t’u ndaluar, nuk është ndaluar asnjëherë. Unë di disa shkrimtarë të Veriut që kanë vazhduar 119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125