Page 122 - Demo
P. 122
me kokëfortësi të shkruanin në dialektin e tyre derisa vdiqën. Por, natyrisht, kur ka një gjuhë standarde, asnjë vend në botë nuk lejon që në shkolla, në shtyp, në radio, televizion të ketë dy gjuhë. Është vetëm njëra që sundon. Kurse çdo shkrimtar ka të drejtën e tij të krijimit, ta bëjë gjuhën si të dojë ai, ta kthejë kokëposhtë, po deshi, është e drejta e tij private. Këtu ngatërrohen shumë njerëz, sepse harrojnë përgjegjësitë që ka shkrimtari dhe përgjegjësitë që ka shteti ose qeveria. Po them, që shkrimtari mund të bëjë çfarë të dojë.Ku bashkoheni dhe ku ndaheni me opinionin e Kadaresë për çështjen në fjalë?Dëgjim 5 Pyetje: Ndërkohë, shumë intelektualë në vitet ’90 dolën me hipoteza se gjuha e njësuar shqipe favorizoi një dialekt duke denigruar tjetrin dhe gjatë gjithë kësaj kohe është dëshmuar se ajo nuk u familjarizua me pjesën më të madhe të atyre që shqipen e quajnë gjuhë amtare… Ismail Kadare: Nuk ka askund dy dialekte që ecin paralelisht. Njëri do të jetë gjuhë standarde, tjetri mundësisht të ndihmojë me pasurimin e tij. Nuk mund të ketë dy gjuhë shqipe. Kjo është naive nga ana shkencore ta mendosh, sepse në të gjitha vendet e botës ka pasur disa dialekte dhe njëri prej tyre, për një arsye ose tjetër, dialekti i një zone, i një qyteti, bile edhe i një njeriu është bërë gjuhë standarde. Që Shqipëria të bëjë përjashtim e të ketë dy gjuhë, këto më duken versione të sugjerimeve që i bëhen kombit shqiptar për t’u përçarë sa më shumë: ka mundësi të ndahen veç gegë e toskë, të ndahen veç katolikë, ortodoksë e myslimanë!!! Janë bërë këto marifete në Shqipëri, janë bërë këto sugjerime të mbrapshta antishqiptare. Nuk ka pse Shqipëria të bëjë dallim dhe ndryshe nga Gjermania, e cila, gjithashtu, ka pasur dhe ka ende shumë dialekte, ose nga Franca apo Italia. Nuk ka pse Shqipëria të dalë tashti me dy gjuhë. Këto janë marrëzitë tona që vijnë ose nga injoranca, ose nga burime krejt të dyshimta. Është pjesë e një programi shumë këmbëngulës për të mbjellë në Shqipëri përçarje me çdo kusht.Shkencëtarët e intelektualët tanë kanë për detyrë morale një mision para popullit shqiptar: të sqarojnë se si ndodh që një dialekt të bëhet zotërues në një gjuhë. Që u bë njëri nga dy dialektet, është një gjë krejt normale. Mund të bëhej dialekti i Veriut, mund të bëhej ai i Jugut. Natyrisht politika shqiptare diktatoriale donte në çdo mënyrë të bëhej dialekti i Jugut për arsye që i dimë, për arsyet e armiqësisë së tyre, instinktive gati, për kulturën veriore të shqiptarëve të Veriut, sidomos kulturën katolike. Por kjo nuk mund të bëhej me kokëfortësi kundër rregullave të përgjithshme të kulturës. Gjuha shqipe nuk është një gjuhë indigjenësh që mund të merrej nëpër këmbë nga një byro politike, e cila përbëhej kryesisht nga injorantë. Gjuha shqipe është kaq e formuar saqë kurrsesi nuk mund të deformohej në këtë mënyrë.Cila është pjesa e kësaj përgjigjeje që të tërhoqi më shumë vëmendjen dhe do të doje ta komentoje?Dëgjim 6 Pyetje: Në qoftë se kemi parasysh që kohëve të fundit po shkruhet edhe një gjuhë letrare dhe në dialektin gegë, kujt i shërben kjo, zoti Kadare?Ismail Kadare: Mua më duket krejtësisht normale që shkrimtarët të shkruajnë si të duan. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjuhën standarde, ndërkaq kjo është e palejueshme. Në Francë, për shembull, është ndaluar me ligj përdorimi në gjuhën standarde i fjalëve që nuk i ka aprovuar Akademia. Çdo vit del një numër fjalësh 20 deri në 30 që aprovohen. Ndryshe, është e ndaluar me ligj dhe dënohen ata që i përdorin. Kurse shkrimtarët mund të shkruajnë secili si të dojë; ajo është gjuha private e tyre në krijimtarinë letrare.120

