Page 123 - Demo
P. 123
Mendoni se një ditë edhe ju mund të shkruani në të dy dialektet e shqipes? Si mund ta realizoni?Dëgjim 7 Pyetje: Rrethanat e reja politike sociale për shqiptarët kërkojnë reagime të shpejta nga gjuha dhe gjuhëtarët. Cila do të jetë strategjia e re gjuhësore në këtë situatë dhe rrugët për pasurimin e gjuhës shqipe?Ismail Kadare: Në procesin e një gjuhe luajnë një rol shumë të madh njerëzit që janë të njohur në publik. Por kush janë ata? Dy janë kategoritë e njerëzve që luajnë rol në gjuhë për t’u imituar nga të tjerët; në gjuhën e përditshme janë politikanët dhe aktorët. Tani politikanët, për fat të keq, përdorin jashtëzakonisht shumë fjalë të huaja për t’i dhënë vetes autoritet duke e shkatërruar kështu një pjesë të gjuhës, gazetarët që, gjithashtu, shkojnë pas tyre ose edhe një pjesë aktorësh që përdorin të njëjtën gjuhë. Kjo ka sjellë probleme të rënda në Shqipëri. Detyra urgjente është ruajtja e pasurisë së gjuhës shqipe, jo për të rënë në puritanizëm. Ruajtja e pasurisë së një gjuhe është detyrë, është një gjë e shëndetshme në një gjuhë. Ne jemi të detyruar të ruajmë identitetin e gjuhës shqipe, e cila nuk ka nevojë të mbulohet nga një mori fjalësh të huaja të panevojshme. Gjuha shqipe është një makinë e mrekullueshme e të shprehurit, një nga makinat më të përsosura të Evropës, nga ana e mundësive të shprehjes. Prandaj, ne s’kemi pse ta prishim këtë makinë për t’u dukur që dimë anglisht, italisht, frëngjisht. Ruajtja e pastërtisë së gjuhës që shoqërohet me procesin e pasurimit tregon mjeshtërinë e lartë dhe moralitetin e një kulture.(intervistoi Mimoza Kelmendi, në prag të 30-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit)1 Më poshtë janë dhënë disa fraza të dobishme që duhen mbajtur parasysh kur flasimpër një ditë të zakonshme pune ose shkolle. Ndahuni në grupe dyshe. Njëri përgatit tekstin duke u bazuar në këto fraza. Tjetri shkruan fjalitë ku janë përdorur këto fraza, ndërkohë që dëgjon tekstin e hartuar nga shoku ose shoqja e grupit. Unë zakonisht filloj Është normale që unë tëZakonisht unë Një pasdite e zakonshme përfshin Rreth orës… unë prirem tëUnë përdor mëngjesin/ pasditen për të Në orën... unë gjithmonë Shpenzoj rreth dy orë I kushtoj një orë çdo mëngjes Pasditen ia rezervoj .Unë gjithmonë lë kohë të lirë në mëngjes për të Unë në përgjithësiUSH T R I M E121

