Page 124 - Demo
P. 124


                                    2 Pasi të dëgjoni tekstin, shënoni nëse pohimi është i saktë apo i gabuar.Leksiku i sotëm i shqipes përmban fjalë shumë të vjetra të trungut të saj. Termi fjalë të vjetra nuk ka të njëjtin kuptim me termin fjalë të vjetruara. Fjalët e vjetra janë pjesë e leksikut të hershëm të shqipes që ende përdoren dhe janë aktive. Fjalët e vjetruara kanë humbur përdorimin aktiv, përdoren për shkaqe historike dhe stilistike. Fjalë të reja, që kanë një moshë të re, kanë hyrë në leksikun e shqipes në kohë më të vona dhe janë në përdorim nga e gjithë shoqëria që e flet gjuhën. Leksikun e sotëm të shqipes mund ta grupojmë në: arkaizma; shtresën e fjalëve të reja (neologjizma); fjalë të fushave profesionale (terminologji); fjalë dialektore dhe krahinore. 3 Dëgjoni dialogun dhe interpretoni. Evidentoni shprehitë e mira të dëgjimit dhe ato jo shumë të mira të pjesëmarrësve në dialog.4 Dialogoni me shokun ose shoqen tuaj, duke luajtur rolin e këshilluesit në situatat e mëposhtme.Shoku/shoqja dëshiron të shkojë në Akademinë e Arteve, mirëpo prindërit nuk janë dakord.Shoku/shoqja dëshiron që të bëhet i/e famshëm dhe mendon se për këtë nuk i duhet të ndjekë një shkollë të lartë.Shoku/shoqja dëshiron që të bëhet i/e pasur dhe mendon që të fillojë punë menjëherë, sepse shkolla e lartë është humbje kohe.Në fund, vlerësoni dialogët e grupeve, interpretimin, dëgjimin.5 	Dëgjoni tri tekste që flasin për tri persona dhe plotësoni tabelën meinformacionin e kërkuar.Personi Ambicia Arsyeja Çfarë bën ai/ajo?Ana Iliri Arbi 122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128