Page 125 - Demo
P. 125


                                    Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Kush kërkon të bëhet doktor?Çfarë i pëlqen Anës më shumë?Si mendon ta gjejë vendin e punës Iliri?Çfarë do të bëjë ai për këtë?Në ç’mënyrë e fitoi vendin e punës Arbi?6 Dëgjoni tekstin dhe vendosni shenjat e pikësimit atje ku duhet. Miqtë e vërtetë dhe ata virtualëvite më parë askush nuk e çonte nëpër mend se bota do të ndryshonte kaq shumë me zhvillimin e teknologjisë kjo e fundit po ndikon në mënyrë të vrullshme edhe në ndryshimin e zakoneve njerëzore, në mënyrën se si njerëzit krijojnë dhe mbajnë lidhje mes tyre megjithatë ka të ngjarë se marrëdhëniet tradicionale të komunikimit mes njerëzve edhe pse në dukje me mundësi më të kufizuara kanë epërsi për sa i përket cilësisë është e pamohueshme se janë më afër natyrës njerëzorekështu studimet e fundit tregojnë se njerëzit janë më të lumtur dhe qeshin dy herë më shumë kur flasin me një mik sy më sy e jo nëpërmjet aparateve celularë etj në ditët e sotme njerëzit mund të kenë shumë “miq” në rrjetet sociale por që vijnë e pakësohen ndjeshëm në jetën reale aq sa kur e fikin ekranin “magjik” ndihen realisht më të vetmuar se më parë7 Pasi të keni dëgjuar tekstin e mësipërm, përgjigjuni pyetjeve. Më pas, shkruani edhe ju dy pyetje që lidhen me përmbajtjen e fragmentit. Si mendoni, në ç’fushë ka ndryshuar bota këto vitet e fundit? Si mendoni, a janë më cilësore marrëdhëniet tradicionale të komunikimit? Marrëdhënia me rrjetet sociale ua kanë shtuar apo ua kanë pakësuar miqtë?123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129