Page 126 - Demo
P. 126
LEKSIKOLOGJIButrinti, një nga pikat turistike më tërheqëseI shpallur “qytet-muze” që në vitin 1961, Butrinti mbetet një nga pikat turistike më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, duke e bërë turizmin e Sarandës më të larmishëm. Kjo pasuri e trashëgimisë botërore, e cila mbrohet nga UNESCO, mund të konsiderohet si një mikrobotë, jo vetëm për faktin se mban në vetvete gjurmët nga periudha arkaike e deri në atë moderne, por edhe për shkak se ky park arkeologjik po mbledh përditë e më shumë vizitorë nga të katra anët e botës. Parku i Butrintit është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ai ka një pozitë mjaft të STILET FUNKSIONALE TЁ GJUHЁS: STILI I LETЁRSISЁ ARTISTIKE DHE STILI POLITIKO-SHOQЁROR Lexoni paragrafët e mëposhtëm. Çfarё mund tё thoni pёr gjuhёn e pёrdorur nё to?Malli i atdheutKur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po mos të të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari me ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç’të duhet.Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut… F. Konica124

