Page 127 - Demo
P. 127


                                    mbrojtur natyrore, duke u lagur nga liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e tij gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm, si: dafina, kullastra, mimoza etj., shumica e të cilëve janë drurë 200-vjeçarё. Gazeta “Shekulli” Për përcaktimin e stileve të gjuhës bazohemi sidomos te fusha në të cilën realizohet komunikimi dhe te funksionet mbizotëruese të tij. Ndër fushat në të cilat realizohet komunikimi, dallohen:fusha e krijimtarisë artistike;fusha e veprimtarisë politike e shoqërore;fusha e veprimtarisë shkencore e teknike;fusha e veprimtarisë juridike e administrative.Për secilën nga këto fusha, ligjërimi strukturohet dhe përshtatet në varësi të nevojave që mbulon e gjithë veprimtaria në një fushë të caktuar dhe kështu krijohen stilet përkatëse për secilën fushë. Kёto janё stilet funksionale, pra trajtat qё merr gjuha standarde, e pёrdorur nё funksion tё njё fushe tё caktuar tё veprimtarisё shoqёrore. Formimi dhe zhvillimi i stileve funksionale nё gjuhёn shqipe lidhet me zhvillimin e vetё gjuhёs. Nuk ka kufi tё prerё mes stileve tё ndryshme, sepse elementet e njё stili ndeshen edhe nё njё stil tjetёr. Thelbin e çdo stili e pёrbёn zgjedhja dhe kombinimi i mjeteve gjuhёsore nё pёrshatje me qёllimin, pёrmbajtjen dhe me kёrkesat e secilёs fushё tё veprimtarisё shoqёrore. Si të tillë mund të përmenden:stili i letërsisë artistike;stili politiko-shoqëror;stili shkencor-teknik;stili juridiko-administrativ. Si do t’i dallojmë stilet nga njëri-tjetri?Sё pari, nga leksiku. Megjithёse fjalёt e gjuhёs standarde mund tё pёrdoren nё tё gjitha stilet, secili prej tyre pёrdor mё dendur fjalёt e asaj fushe sё cilёs i pёrket.Sё dyti, nga mёnyra se si shprehen tё dhёnat. Nё stilin shkencor-teknik p.sh.: ka pёrkufizime, tё dhёna tё sakta, tё argumentuara shkencёrisht, kurse nё veprat letrare ka pёrshkrime, dialogё e monologё, figura letrare qё ngjallin emocione. 125
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131