Page 128 - Demo
P. 128
Stili i letërsisë artistikeNë këtë stil përfshihen të gjitha krijimet artistike që realizohen nëpërmjet gjuhës së shkruar apo të folur. Dy janë degëzimet e mëdha të krijimtarisë artistike: nga njëra anë krijimtaria gojore popullore dhe, nga ana tjetër, krijimtaria e shkrimtarëve, domethënë, letërsia e kultivuar. Dallohen dy variante kryesore: ai i prozёs dhe ai i poezisё. Disa tipare të gjuhës së letërsisë artistikeGjuha e përdorur ka funksion estetik. Nëpërmjet saj jo vetëm kumtohet diçka, por njëkohësisht synohet të kultivohet dhe të edukohet shija estetike. Ligjërimi synon shkallën më të lartë të përpunimit artistik dhe ndryshe nga stilet e tjera, këtu fiton rol parësor ana krijuese e autorit, organizimi individual i tekstit. Leksiku i letёrsisё artistike ёshtё i pasur dhe i gjithanshёm. Ai dallohet pёr funksionin e dyfishtё: fjala aty mund tё pёrdoret edhe me kuptimin e drejtpёrdrejtё, edhe me kuptimin e figurshёm. Nё tё pёrfshihet leksiku i tё gjitha ligjёrimeve, pёrfshihen fjalё me ngjyrim emocional e me shprehёsi tё lartё, shumё figura letrare, si: metafora, metonimia, sinekdoka etj., fjalё tё zgjedhura qё mund tё tipizojnё figura artistike e mjedise shoqёrore, fjalё qё karakterizojnё njё kohё (historizma, arkaizma), fjalё dialektore, fjalё tё reja tё krijuara nga autorёt etj.Nga pikёpamja sintaksore, ky stil dallohet nga pёrdorimi i llojeve tё ndryshme tё fjalive tё pёrbёra, me ose pa lidhёza, tё gjymtyrёve tё veçuara, fjalive pa folje etj. Stili politiko-shoqërorVeprimtaria politike e shoqërore është në zhvillim të pandërprerë sidomos, falë edhe sofistikimit të mjeteve të komunikimit. Tradita e gjatë e të shprehurit dhe të shkruarit për një publik të gjerë, ka çuar në formësimin e një stili të caktuar gjuhe, i cili zhvillohet në mënyrë të pandërprerë.Në këtë stil përfshihen botimet e organizatave shoqërore e politike (libra, broshura, pamflete etj.), veprimtaritë e tyre (mbledhje, tubime, seminare, mitingje etj.), mjetet e komunikimit masiv (shtypi, radioja, televizioni, dokumentarët etj.), propaganda dhe reklama. Disa tipare të gjuhës së stilit politiko-shoqërorGjuha e përdorur duhet të përmbushë funksionin informues dhe ndikues. Pra, jo vetëm paraqiten të dhëna, mendime e qëndrime për një çështje të caktuar, por njëkohësisht synohet të ndikohet mbi mendimet, qëndrimet dhe vlerësimet e lexuesve ose të dëgjuesve. Mesazhi që përcillet synon informimin dhe, nëpërmjet tij, formimin e prirjeve, shijeve, bindjeve, botëkuptimit të të tretëve.Shpeshherë, qëndrimi subjektiv dhe të shprehurit emocional janë pjesë e pandashme e këtij stili. Mjafton t’u hedhim një sy teksteve të reklamave. Gjuha e stilit politiko-shoqёror ka leksik tё zgjedhur me terminologji tё gjerё, me emra dhe fjalё abstrakte, me kuptim kryesisht tё drejtpёrdrejtё etj.126

