Page 129 - Demo
P. 129


                                    1 	Me cilin stil lidhen pohimet e mёposhtme?a. Ka leksik tё zgjedhur, emra dhe fjalё tё tjera abstrakte, fjalё me kuptim kryesisht tё drejtpёrdrejtё.b. Gjuha e përdorur duhet të përmbushë funksionin informues dhe ndikues.c. Dallohet nga pёrdorimi i llojeve tё ndryshme tё fjalive tё pёrbёra, me ose pa lidhёza, tё gjymtyrёve tё veçuara, të fjalive pa folje.d. Gjuha e përdorur ka funksion estetik. Nëpërmjet saj jo vetëm kumtohet diçka, por njëkohësisht synohet të kultivohet dhe të edukohet shija estetike. e. Ka fjalё me ngjyrime emocionale, shprehёse, fjalё tё zgjedhura qё mund tё tipizojnё figura dhe mjedise.f. Mesazhi që përcillet synon informimin dhe, nëpërmjet tij, formimin e prirjeve, shijeve, bindjeve, botëkuptimit të të tretëve.2 	Gjeni fjalёt e shprehjet karakteristike pёr stilin e letёrsisё artistike dhediskutoni rreth funksionit tё tyre.Nata ra papritur, ra e bukur, si e ndjellё nga njё magji joshёse. Dhe hёna sesi doli e ndriçoi majёn e plepit pranё akacies, pastaj akacien dhe oborrin e spitalit, pastaj si njё vajzё çapkёne sa mё shumё ngjitej lart, aq mё shumё budallallёqe bёnte duke i pёrndezur dritaret e fjetura, duke u ngjallur ёndrra tё bukura vajzave gjumashe.Tregimet e saj ishin të mbushura me manaferra, boronica, mana toke të egra, zhardhokë dhe kërpudha. Pa u shqetësuar për moshën time të njomë, nëna më shpinte në vende ku pak fëmijë kishin shkelur më parë, e ndërsa e bënte këtë, më hapte para meje një erashkë ngacmuese fjalësh, si të më merrte në krahë e të më ngrinte lart e më lart për të më zbuluar lartësitë marramendëse të gjuhës. Fushat e saj ishin të rrahura nga dielli ose të qullura nga vesa, pyjet e saj ishin të dendura ose të papërshkueshme, pemët shtatlarta, livadhet e blerta, mali, një mal i lashtë, lëshonte hije, kështjellat sundonin, bedenat të larta, ultësirat dremisnin e shtriheshin, dhe në lugina, që ajo i quante lugaja, shkulmonin, vërshonin, gurgullonin përherë burime, përrenj dhe rrëke.Amos Oz Nga kreshtat shkëmbore, ku s’rritej veçse myshk me erë të fortë, ndonjë fill bari ose ndonjë lule e bardhë, shumë e rrallë, ose ndonjë dëllinjë e vogël, dukeshin si në pëllëmbë të dorës të tria liqenet: dy të mëdhatë dhe i treti i vogli, që llamburitnin në qiell si tri qelqe me ujë të kulluar të futura në suazat e arta të grunjërave të pjekura dhe të blerimeve. Dhe, ndërsa vështroje këtë bukuri e kaltërsi, ndërsa dëgjoje gjithë erërat dehëse, të vinte keq që s’kishe krahë të fluturoje tejpërtej, si në ëndërr.M. KuteliUSH T R I M E127
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133