Page 130 - Demo
P. 130
DimriDhe vjeshta i shkoi “fletët e saj”i vërtit era, i përpjekdimri si perandor kinezngjyrën e verdhë kudo e ndjek.Dhe këto re qe tani vijnëndryshe nga retë e gjertanishmetë shkretat janë pa vetëtimaporsi djerrina të mërzitshme.Veçse nën to qyteti zienme drita, zhurma dhe trafikdhe flokët e tymta të uzinavembi supe i bien madhërisht.Ja horizonti i bardhë i dimritpërballë peizazhit që lëvizharxhon të fundmen vetëtimësi reporteri të fundit blic. I. Kadare3 Fjalët: marr, akull, zjarr, pikë, shenjë, mendje, orë, bie përdorini në përshkrimin e disa situatave apo gjendjeve:a. nё stilin e letёrsisё artistike; b. nё stilin politiko-shoqёror. Identifikoni rastet kur i keni përdorur me kuptim të figurshëm këto fjalë. Shpjegonipse.4 Cilit stil i pёrket secili nga fragmentet e mёposhtme? Argumentoni pёrgjigjentuaj.Dokumenti kryesor i legjislacionit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 22 të saj, garanton lirinë e shprehjes si dhe lirinë e shtypit, të radios dhe të televizionit, duke i konsideruar ato si pjesë e të drejtave dhe lirive bazë të njeriut. Gjithashtu Kushtetuta garanton lirinë dhe të drejtën e informimit rreth aktivitetit të institucioneve shtetërore dhe rreth personave që ushtrojnë funksione shtetërore. Në mënyrë eksplicite Kushtetuta ndalon ushtrimin e censurës paraprake ndaj mjeteve të komunikimit masiv. Krahas kuadrit kushtetues ligjor, në Shqipëri është miratuar dhe vënë në fuqi gjatë viteve të tranzicionit edhe një kuadër ligjor i posaçëm për mediat, informimin dhe komunikimin masiv. R. ZguriDёbora kishte filluar pёrsёri. Ai i pa flokёt e fjetur, tё argjendtё dhe tё errёt, tek rrёzoheshin diagonalisht pёrkrah fenerit ndriçues. Kishte ardhur koha qё ai tё niste udhёtimin pёr nga perёndimi. Po, gazetat kishin tё drejtё. Dёbora ishte e pёrgjithshme mbi tёrё Irlandёn. Po binte nё çdo vend tё sheshit qendror, nё kodrat e zhveshura... varrezat e vetmuara... Shpirti i tij po humbiste ngadalё, ndёrsa ai vёshtronte dёborёn tek rrёzohej ngadalё pёrmes universit, dhe rrёzohej ngadalё, si zbritja e ditёs sё fundit, mbi gjithё tё gjallёt dhe tё vdekurit. “I vdekuri”, Xhejms Xhojs5 Ndërtoni në stilin e letёrsisё artistike dhe nё stilin politiko-shoqëror nga një tekstme temё: Atdheu ynё.6 Gjeni tekste nё stilin e letёrsisё artistike dhe nё stilin politiko-shoqёror rrethmoshёs sё adoleshencёs. Diskutoni rreth mjeteve gjuhësore që janë përdorur.128

